Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AmCham: Drafti për sigurimin nga tërmetet pozitiv, por ngre pikëpyetje ligjore që duan saktësim

11:34 - Gusht 21, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet, i hedhur për konsultim publik, vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë së qytetarëve dhe rritjes së qëndrueshmërisë ndaj fatkeqësive natyrore nga ana e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Megjithatë, sipas AmCham, natyra e tij detyruese dhe ndërveprimi me kuadrin ekzistues ligjor ngre një sërë çështjesh që kërkojnë saktësim dhe përmirësim.

Ligji përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme të tyre, por mbeten të paqartë rastet e ndërtesave me përdorim të përzier apo ato që janë vetëm pjesërisht rezidenciale. Këto paqartësi pritet të sjellin interpretime të ndryshme dhe mundësi mosmarrëveshjesh në zbatim. Po ashtu, përkufizimi i “ngjarjes së tërmetit” lidhet me magnitudën mbi 5.0, por mungon një procedurë e qartë për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet përkatëse, duke lënë hapësirë për kontestim, thekson AmCham.

Një element thelbësor i projektligjit është lidhja e sigurimit të detyrueshëm me aksesin në shërbime të rëndësishme publike si kadastra, e-Albania apo QKB. Ky mekanizëm është një stimul i fortë për respektimin e ligjit, por ngre shqetësime për proporcionalitetin, sidomos për shtresat më vulnerabël. Ekspertët theksojnë se duhen parashikuar përjashtime ose lehtësime për kategori të caktuara të popullsisë, për të shmangur penalizimin e tepërt.

Projektligji parashikon krijimin e një Fondi për Tërmetet si shoqëri aksionare publike. Edhe pse ky model shihet si pozitiv, kompetencat e gjera të Ministrisë së Financave mbi emërimet dhe mbikëqyrjen ngrejnë pikëpyetje mbi pavarësinë reale të Fondit. Dhoma Amerikane sugjeron që të përcaktohen dispozita më të detajuara për konfliktin e interesit, transparencën dhe raportimin publik periodik, duke përfshirë auditime të rregullta.

Afati tre mujor i përcaktuar për pagesën e pretendimeve shihet si pozitiv, por projektligji nuk sqaron procedurat në rast vonese apo refuzimi. Po ashtu, mekanizmi i ankimimit në një komision ad-hoc është i paqartë në përbërje dhe kompetenca. Një kuadër më i plotë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, përfshirë ndërmjetësimin ose arbitrazhin, do të rriste besimin dhe efikasitetin e sistemit, thekson më tej AmCham.

Projektligji parashikon krijimin e një regjistri të sigurimit dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet institucioneve. Megjithatë, mungon një referim i qartë për përputhshmërinë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Pa këto garanci, rreziku i kontestimeve ligjore dhe i shkeljes së të drejtave të qytetarëve mbetet i lartë, nënvizon Dhoma Amerikane.

Një tjetër çështje e ndjeshme sipas AmCham është koordinimi mes sigurimit të detyrueshëm dhe atij vullnetar. Projektligji nuk jep detaje mbi renditjen e pagesave apo mbi të drejtën e subrogimit, gjë që mund të çojë në mbivendosje dhe kontestime ligjore. Rregulla të qarta në këtë drejtim do të ishin të domosdoshme.

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet është një nismë që synon të rrisë sigurinë e qytetarëve dhe të mbrojë ekonominë familjare e kombëtare nga pasojat e fatkeqësive natyrore. Por, që të jetë funksional dhe i besueshëm, projektligji kërkon më shumë qartësi ligjore, mekanizma mbrojtës për qytetarët dhe një qeverisje të pavarur e transparente të Fondit, vëren AmCham. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amcham drafti komentet permiresim sigurimi termetet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

gazetar_112:25 - Korrik 22, 20260

Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013…

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

12:21 - Korrik 22, 2026

Pajisjet mjekësore me pasaportë sigurie, rregulla të reja për cilësinë dhe gjurmueshmërinë

12:17 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:25 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:23 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:21 - Korrik 22, 2026

Pas stuhisë në jug, Shoqata e Siguruesve: Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun, qytetarët të mbrohen me sigurim

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026

Fibank prezanton depozitën e kursimit për pensionistët me normë interesi 3%

12:24 - Korrik 22, 2026

Vdes në krye të detyrës, çfarë dëmshpërblimi përfiton familja

12:23 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter