Kategoria: drafti
Projektligji i ri parashikon inspektime çdo gjashtë muaj, garanci financiare për mbylljen dhe rehabilitimin e objekteve, si dhe përgjegjësi për…
Depozitat në bankat shqiptare propozohet të sigurohen deri në 6 milionë lekë për çdo depozitues, nga kufiri aktual prej 2,5 milionë lekësh. Rritja parashikohet të zbatohet nga 1 korriku 2027, sipas projektligjit të ri “Për sigurimin e depozitave”, i cili zgjeron kategoritë e përfituesve, vendos mbrojtje të posaçme për disa shuma të mëdha të përkohshme
Personat fizikë do të mund të hyjnë në veprimtarinë minerare dhe të jenë zotërues të lejeve minerare, ndërsa kompanitë e sektorit do të kenë mundësi të përdorin edhe garanci të lëshuara nga banka të huaja. Paralelisht, parashikohen rregulla më të forta për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin e zonave të shfrytëzuara. Këto janë disa nga
Shqipëria po përgatit krijimin për herë të parë të një tregu të obligacioneve të mbuluara, një instrument financiar që do t’u japë bankave një mundësi të re për sigurimin e financimit afatgjatë, ndërsa investitorëve u ofron një nivel më të lartë mbrojtjeje përmes aktiveve që vendosen si garanci. Projektligji “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara
Qeveria rikthen sërish draftin fillestar të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet, duke hequr përmbytjet, por edhe duke bërë disa ndryshime krahasuar me variantin fillestar të korrikut 2025. Drafti më i fundit i projektligjit, i siguruar ekskluzivisht nga ekofin.al, ndodhet tashmë në Këshillin e Ministrave, në pritje të miratimit. Në versionin e publikuar fillimisht për konsultim
Qeveria synon të ndryshojë tërësisht kuadrin ligjor për administrimin dhe disponimin e pronave të paluajtshme të shtetit, duke bashkuar në një ligj të vetëm rregullat për regjistrimin, inventarizimin, transferimin, përdorimin, qiranë, privatizimin dhe shkëmbimin e tyre. Projektligji i ri “Për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e Shqipërisë” përcakton një arkitekturë të re për
Nga 1 janari 2027, artistët performues të institucioneve publike që plotësojnë kriteret e moshës dhe viteve të punës do të mund të përfitojnë një trajtim financiar nga shteti pas përfundimit të karrierës skenike dhe deri në momentin kur fitojnë të drejtën për pension. Një projektligj i ri i publikuar në konsultim synon të krijojë një
Qeveria po përgatit një ndryshim tërësor të mënyrës së organizimit dhe përfaqësimit të biznesit në Shqipëri. Projektligji i ri “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare” parashikon krijimin e një strukture të re kombëtare, ku pjesa më e madhe e subjekteve tregtare do të bëhen automatikisht anëtare dhe, pas përfundimit të periudhës tranzitore, do t’i nënshtrohen edhe një
Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 133/2013 “Për sistemin e pagesave”, një nismë që synon të përshtatë kuadrin ligjor shqiptar me ndryshimet më të fundit të Bashkimit Evropian dhe të krijojë kushtet për një treg më konkurrues të pagesave elektronike. Projektligji është hartuar nga Banka e Shqipërisë
Është publikuar për konsultim publik projektligji për sigurinë shëndetësore përmes një kuadri të ri ligjor për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro. Projektligji “Për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro” synon të krijojë një sistem më të kontrolluar për produktet që përdoren në laboratorë dhe institucione shëndetësore për diagnostikimin, parandalimin dhe monitorimin e sëmundjeve. Projektligji përcakton rregullat