Author: gazetar_1

“Për vite me radhë, Bashkimi Europian ka besuar se fakti që ka një treg me 450 milionë konsumatorë do t’i jepte edhe fuqi në politikën botërore dhe në tregtinë ndërkombëtare. Por ky vit ka treguar se kjo ide ishte thjesht një iluzion që tani është zhdukur.” Me këto fjalë, Mario Draghi hapi fjalimin e tij në takimin e përvitshëm të “Comunione e Liberazione”, ku u prit me shumë duartrokitje. Ai tha qartë se mënyra si ka funksionuar Europa deri tani nuk mjafton më, dhe se duhet të përballemi me realitetin e ri Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian…

Read More

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, zhvilloi ditën e sotme një vizitë pranë Qendrës Psiko-Sociale “Vatra” në qytetin e Vlorës, një nga projektet e suksesshme të ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar. Gjatë takimit me drejtuesit dhe stafin e qendrës, u vlerësua puna e gjatë dhe përkushtimi i “Vatrës” në mbrojtjen dhe fuqizimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje. Që nga themelimi i saj në vitin 1999, kjo qendër ka asistuar mijëra gra, vajza dhe fëmijë në…

Read More

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme përkundër qyteteve bregdetare tradicionale evropiane, shkruan filiali italian i faqes së njohur turistike travelandtourworld.com. Ky qytet bregdetar ka fituar popullaritet falë çmimeve të tij të përballueshme, plazheve mahnitëse dhe përvojave të gjalla kulturore. Me rezervime që janë rritur 224% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të ”Love Holidays”, Durrësi tashmë është në radarin e shumë udhëtarëve që kërkojnë një përzierje relaksimi dhe aventure pa shpenzuar shumë. Ndryshe nga shumë destinacione të njohura plazhi, Durrësi…

Read More

Nga Ben Blushi  Tani Republika e Tregtare e Shqipërisë shikon vetëm xhepat e saj. Ajo është një Republikë agresivisht egoiste dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Ballkani ka vetëm republika parlamentare, por ato nuk janë të gjitha njëlloj. Serbia është një Republikë Ushtarake. Ajo kërkon vazhdimisht konflikt. Dikur Serbia ka qenë një Republikë Fshatare dhe kjo është një nga arsyet pse serbët nuk u konvertuan në Islam. Gjatë pushtimit osman shumica e fshatarëve serbë ishin mbarështruesit kryesorë të derrave në Europë dhe nëse do konvertoheshin duhet të linin punën sepse Kurani e ndalon mishin e derrit. Nuk e njoh…

Read More

Jugu i Shqipërisë po gjallërohet permes investimeve në restaurimin e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e infrastrukturës në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda. Banka Botërore në një artikull të publikuar në faqen e saj zyrtare vlerëson se, investimet dhe projektet e ndryshme kanë sjellë nxitjen e turizmit, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik, teksa ky realitet i ri po tërheq ish-banorët të kthehen në vendlindjet e tyre dhe po nxit mundësi të reja biznesi dhe zhvillimi. Sot, gjithçka ka ndryshuar, pasi bashkitë kanë ndërmarrë hapa për të vlerësuar historinë e pasur dhe bukuritë natyrore të zonës, qytete të…

Read More

Turizmi në vend po shfaq shenja ngadalësimi, edhe pse edhe muaji korrik ka shënuar një rritje të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, në harkun e shtatë muajve të parë të vitit 2025, në Shqipëri kanë hyrë mbi 11,2 milionë shtetas, një rritje prej 5,1 % krahasuar me vitin e kaluar. Këto shifra konfirmojnë se turizmi vijon të mbetet një motor i fuqishëm ekonomik, megjithëse struktura e lëvizjeve tregon se vendi duhet të orientohet gjithnjë e më shumë drejt diversifikimit të tregjeve turistike dhe të shërbimeve përtej sezonit veror. Në anën tjetër,…

Read More

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton banorët se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit, janë: 1. Kombinat 2. Prush 3. Sharrë Ndërkohë, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti, janë: 1. Rruga e Elbasanit 2. “3 Vëllezërit Kondi” 3. Zona e Sanatoriumit 4. Kodra e Diellit 5. Liqeni i Thatë 6. Sauku i Ri 7. Sauku i Vjetër Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë janë në terren dhe po punojnë…

Read More

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ishte objekt kontrolli për sistemin e kontrollit të brendshëm nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave. Gjatë javës së parë të qershorit 2025, ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar me detaje gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. U verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të…

Read More

Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së. Kështu në zbatim të këtij ligji, Dogana Shqiptare ndalon importin/eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false. Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Gucci, Armani, Louis Vitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo…

Read More

Me një fond limit prej 107.6 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërhyrje emergjente në Urën e Milotit mbi lumin Mat. Hapja e procedurës së prokurimit publik vjen pas mbylljes së qarkullimit të automjeteve, për shkak të gjendjes së themeleve të saj. Sipas raportit teknik të përgatitur në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, pilotat mbajtëse të urës janë ekspozuar dhe gërryer 3 – 5 metra, për shkak të erozionit dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të shtratit të lumit. Kontrata që synohet të lidhet parashikon betonimin dhe mbrojtjen e pilotave, vendosjen e blloqeve të lidhura (gabioneve) për stabilizimin…

Read More