Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mario Draghi: Iluzioni për një Europë të fortë ka marrë fund!

09:48 - Gusht 23, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

“Për vite me radhë, Bashkimi Europian ka besuar se fakti që ka një treg me 450 milionë konsumatorë do t’i jepte edhe fuqi në politikën botërore dhe në tregtinë ndërkombëtare. Por ky vit ka treguar se kjo ide ishte thjesht një iluzion që tani është zhdukur.” Me këto fjalë, Mario Draghi hapi fjalimin e tij në takimin e përvitshëm të “Comunione e Liberazione”, ku u prit me shumë duartrokitje. Ai tha qartë se mënyra si ka funksionuar Europa deri tani nuk mjafton më, dhe se duhet të përballemi me realitetin e ri

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian foli hapur dhe i analizoi pa zbukurime zhvillimet në botë: “Na është dashur të pranojmë tarifat doganore nga SHBA-të, aleati dhe partneri ynë më i madh tregtar. Po ashtu, na kanë shtyrë të rrisim shpenzimet për ushtri, ndoshta ishte e nevojshme, por jo në mënyrën që i përshtatet interesave të Europës. Edhe pse BE ka dhënë më shumë ndihmë financiare për Ukrainën dhe ka interesin më të madh për një paqe të drejtë, nuk ka pasur rol të rëndësishëm në negociatat për paqe.”

Draghi shtoi se Europa ka qëndruar si spektatore, edhe kur ndodhnin ngjarje të mëdha, si bombardimet në objektet bërthamore në Iran apo lufta në Gaza. “Këto ngjarje rrëzuan çdo iluzion se fuqia ekonomike mjafton për të pasur ndikim gjeopolitik.”, tha ai sipas “Corriere Della Sera”. Por ai nuk është kundër Bashkimit Europian. Përkundrazi, theksoi: “Nuk mund të pretendojmë se do të ishim më mirë pa BE-në.”

Çfarë duhet të bëjë Europa tani?

Draghi tha se Europa duhet të ndryshojë dhe të përshtatet me sfidat e reja. Ai shprehet qartë për rrugën që duhet ndjekur: “Organizimi ynë politik duhet t’i përshtatet kohës kur sfidat janë ekzistenciale. Të kthehemi pas te sovraniteti kombëtar do të thotë të bëhemi më të prekshëm nga fuqitë e mëdha.” Për të përballuar sfidat, sipas tij BE duhet të kalojë nga spektatore në aktore protagoniste, duke reformuar strukturën e saj politike për të qenë më efektive në objektivat strategjikë dhe ekonomikë.

Në aspektin ekonomik, Draghi riktheu vëmendjen te barrierat e brendshme: “Nëse do t’i reduktonim në nivelin e atyre në SHBA, produktiviteti në BE do të ishte 7% më i lartë pas shtatë vitesh. Aktualisht, kemi barriera që janë ekuivalente me një tarifë prej 64% për makineritë dhe 95% për metalet.”

Investime të përbashkëta dhe teknologji europiane

“Nuk ka vend që mund të zhvillojë teknologjitë kritike i vetëm”, tha Draghi, duke sugjeruar se zgjidhja është borxhi i përbashkët europian, si në rastin e pandemisë. “Vetëm projekte të financuara bashkërisht mund të garantojnë kapacitete për mbrojtjen, energjinë dhe teknologjitë transformuese.”

Në fund, Draghi u bëri thirrje liderëve aktualë: “Kthejeni skepticizmin në veprim. Bashkimi Europian është instrumenti ynë më i mirë për paqe, siguri, pavarësi. Është demokraci dhe është në duart tuaja, të qytetarëve europianë, për të vendosur se cilat janë prioritetet.”

Fjalimi i tij ishte një thirrje për vetëdijësim, reformim dhe vendosmëri, në një botë që siç shprehet ai: “nuk na sheh me simpati dhe nuk pret ritmet tona të ngadalta për të imponuar fuqinë e saj.”

Ekofin Media
Ekofin Media
europa ish-kryeministri Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter