Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton banorët se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit, janë:
1. Kombinat
2. Prush
3. Sharrë
Ndërkohë, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti, janë:
1. Rruga e Elbasanit
2. “3 Vëllezërit Kondi”
3. Zona e Sanatoriumit
4. Kodra e Diellit
5. Liqeni i Thatë
6. Sauku i Ri
7. Sauku i Vjetër
Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë janë në terren dhe po punojnë intensivisht për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë, thotë institucioni. UKT kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

