Kategoria: ndërprerje
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka vijuar dhe vijon funksionimin normal, ndërsa të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse kryhen sipas kalendarit të paracaktuar, bëri të ditur sot administrata e aeroportit, duke reaguar ndaj informacioneve të rreme të shpërndara në rrjetet sociale. Në një njoftim publik, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se nuk ka asnjë ndërprerje të
Wizz Air do të pezullojë përkohësisht qasjen në platformat e rezervimeve dhe shërbimet digjitale për klientët, ndërsa kompania kryen një përditësim të planifikuar të sistemeve, me qëllim përmirësimin e besueshmërisë, stabilitetit dhe përvojës së përgjithshme të klientit. Ndërprerja e planifikuar do të zhvillohet gjatë intervalit të mëposhtëm: 25 shkurt, ora 23:00 CET – 26 shkurt,
Të premten, në Vlorë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm për disa orë. Lajmi u dha nga Ujësjellësi i Vlorës, përmes një njoftimi. Nga ora 08:00 deri në 18:00, do të stakohet Stacioni Nr. 4, i cili furnizon qytetin me ujë, për shkak të punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit.
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë njofton banorët se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit, janë: 1. Kombinat 2. Prush 3. Sharrë Ndërkohë, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot