Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Imitimet e markave luksoze do të ndalohen në doganë, çfarë parashikon ligji që hyri në fuqi

14:36 - Gusht 21, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore.

Ligji i reja për markat tregtare, që ka hyrë në fuqi më 16 gusht forcon mbrojtjen e markave tregtare, në përputhje me standardet e BE-së.

Kështu në zbatim të këtij ligji, Dogana Shqiptare ndalon importin/eksportin e mallrave që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale dhe merr masa kundër mallrave false.

Pra e thënë ndryshe çdo mall që vjen i stampuar me logo të firmave të mëdha botërore, siç janë Gucci, Armani, Louis Vitton, Hermes, etj por që është imitim dhe jo prodhim zyrtar i këtyre kompanive, do të bllokohen në doganë.

Kjo do të jetë një goditje për firmat që imitojnë këto kompani dhe tregtarët që deri më tani importonin pa kriter këto mallra jo cilësore, duke i shitur me çmime të lira në treg.

Po ashtu, udhëtarët që vijnë në Shqipëri përmes rrugëve ajrore, tokësor edhe detare,  lejohen të kenë në bagazhin personal vetëm mallra jo-tregtare, brenda limiteve duty free dhe pa tregues të dyshimtë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, duke qenë në vijën e parë të kontrollit të qarkullimit ndërkufitar të mallrave.

Në përputhje me ligjet e reja dhe dispozitat e Kodit Doganor, Dogana Shqiptare zbaton masa ndaluese dhe sekuestroje ndaj mallrave të dyshuara si shkelëse të të drejtave të pronësisë intelektuale. Bashkëpunon me pronarët e të drejtave dhe autoritetet përkatëse për nxjerrjen jashtë qarkullimit dhe konfiskimin e mallrave të falsifikuara.

Nëpërmjet rolit aktiv të Doganës Shqiptare, garantohet një treg më i ndershëm, më i sigurt dhe në përputhje me standardet evropiane, duke mbrojtur interesat e sipërmarrjes, qytetarëve dhe konsumatorëve.

Ligji i ri për markat tregtare përcakton procedura të qarta dhe të detajuara për regjistrimin, përdorimin, transferimin dhe mbrojtjen ligjore të këtyre të drejtave si dhe ofron më shumë garanci për konsumatorët dhe bizneset, duke shmangur pasojat ekonomike dhe tregtare të mallrave të falsifikuara ose që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale./Scantv

Ekofin Media
Ekofin Media
doganë Imitimet markat ndalohen
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter