Kategoria: markat

Trembëdhjetë grupe ndërkombëtare të hotelerisë, që përfaqësojnë 61 marka, po eksplorojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit me projekte shqiptare në sektorin e turizmit. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Saro, deklaroi në “Future Hospitality Forum 2026”, të organizuar në Tiranë nga AIDA, se vetëm 3 prej këtyre markave janë aktualisht

Kuvendi zhvilloi sot seancën e fundit plenare për këtë legjislaturë. Me votat e mazhorancës u miratuan disa projektligje, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në sallë. Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër në tërësi projektligjin  “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”. Kuvendi miratoi aktin normativ

Nxitja e rrjetëzimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare të diasporës ishte fokusi i eventit “ALBA DAY”, të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Itali. Cataldo Pugliese, President i Unionit Demokratik Arbëresh (UDA), u shpreh se arbëreshët e Italisë duhet të bashkëpunojnë më tepër për mbështetjen dhe ngritjen e imazhit të shqiptarëve nëpër botë. “Arbëreshët

Pronësia industriale dhe mbrojtja e markave dhe patentave nga bizneset shqiptare, edhe pse me një rritje të lehtë, është ende në fillesat e saj. Përgjatë vitit 2024 janë paraqitur për regjistrim marke 1575 aplikime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, kurse gjatë vitit 2023 janë paraqitur për regjistrim marke në total 1311 aplikime. Vihet

Strategjia e re e turizmit 2024-2030 parashikon hartimin e një rregulloreje që do të përcaktojë një kuadër të qartë për zhvillimin e projekteve turistike me shumë komponentë, ku përfshihen hotelet dhe rezidencat e markës dhe jo të markës. Arritja e një strukture të mirëbalancuar të tipologjive të ndryshme të akomodimit brenda resorteve të ardhshme turistike

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) përmes të dhënave tregon se për periudhën janar-korrik të këtij viti, nëpërmjet portalit e-Albania janë kryer 807 aplikime për marka tregtare, rreth 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe numri i patentave për shpikje të regjistruara pranë kësaj drejtorie, tregon për