Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pronësia industriale dhe mbrojtja e markave, bizneset e huaja aplikuan më shumë se shqiptarët

22:50 - Mars 24, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pronësia industriale dhe mbrojtja e markave dhe patentave nga bizneset shqiptare, edhe pse me një rritje të lehtë, është ende në fillesat e saj.

Përgjatë vitit 2024 janë paraqitur për regjistrim marke 1575 aplikime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, kurse gjatë vitit 2023 janë paraqitur për regjistrim marke në total 1311 aplikime.

Vihet re një rritje e numrit të aplikimeve për regjistrim marke, por përsëri ky numër është ende i vogël si dëshmi që bizneset shqiptare nuk jane ende mjaftueshëm të ndërgjegjësuara për mbrojtjen e markës.

Shqipëria ka aderuar në Marrëveshjen e Madridit më 1 shtator 1993 dhe më pas ka aderuar gjithashtu në Protokollin e Madridit më 25 mars 2008. Kjo do të thotë që aplikantët shqiptarë mund të përfitojnë nga mundësitë e ofruara nga të dyja sistemet për regjistrimin e markave ndërkombëtare, si dhe mund të kërkojnë mbrojtje në shtetet që janë pjesë e këtyre marrëveshjeve.

Gjatë vitit 2024 për shtrirjen e mbrojtjes për Republikën e Shqipërisë ishin në total 2677 aplikime ndërkombëtare, ndërsa për vitin 2023 ishin 2954 aplikime, për regjistrim marke nga Marrëveshja e Madridit.

 

Ajo që vihet re nga grafikët e mësipërm është trendi në rritje për regjistrimet ndërkombëtare të cilat kërkojnë të shtrijnë mbrojtjen edhe në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë, bizneset shqiptare janë ende në fillesat e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e markave.

Të dhënat e DPPI-së për regjistrimin e markave kombëtare tregojnë se përgjatë vitit 2024 janë lëshuar 1020 certifikata regjistrimi, në vitin 2023 janë lëshuar 1087 certifikata.

Patentat për shpikje

E njëjta dukuri vihet re edhe për patentat ku mbrojtja ndërkombëtare tejkalon shumëfish atë kombëtare.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024, Sektori i Patentave dhe i Modeleve të Përdorimit ka pasur 742 aplikime për patenta, nga të cilat 12 janë aplikim për patentë kombëtare me aplikantë shtetas shqiptarë dhe 730 aplikime për patenta janë patenta të lëshuara nga Zyra Europiane e Patentave, të cilat kërkojnë mbrojtje në Shqipëri.

Aplikimet kombëtare janë kryesisht 2 patenta në fushën mekanike; 2 patenta në fushën e teknologjisë ushqimore dhe 8 patenta janë të fushës së artikujve personalë/ shtëpiakë (nevoja njerëzore). /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
markat patentat pronesia industriale shpikje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

gazetar_111:09 - Korrik 24, 20260

Para kulmit të sezonit turistik veror, Shqipëria vijon të regjistrojë flukse të larta të lëvizjes…

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026

Projektligji ndalon reklamat online me profilizim, gjoba deri në 6% të xhiros

09:29 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:30 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter