Author: gazetar_1
Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente me dëme të tjera mendohet se ndodhin çdo ditë. Sigurimi i detyrueshëm, i njohur si TPL, mbulon vetëm dëmet e shkaktuara te palët e tjera. Po dëmet në makinën tuaj, në rastet kur jeni shkaktar i aksidentit, kush i paguan? Ato riparohen vetëm me shpenzime vetjake, sepse siguracioni TPL nuk i mbulon. Këto shpenzime, për shkak të rritjes së çmimeve, janë shpesh të kripura dhe destabilizojnë financat e kujtdo. A ka një zgjidhje? Për të mbuluar…
Shqiptarët i kanë qëndruar gjithmonë besnikë parasë fizike, ku pagesat me para në dorë kanë mbizotëruar prej vitesh ndaj atyre me kartë. Megjithatë, gjysma e parë e këtij viti dëshmon një trend rënës të pagesave me para në dorë në ekonomi. Shifrat tregojnë se në gjysmën e parë të vitit janë kryer më shumë pagesa me kartë në terminalet POS, më pak transaksione në sportelet fizike të bankave, si dhe një numër më i madh veprimesh me home banking. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve të kryera në arkë zbriti në 3.5 milion gjatë gjysmës së…
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në hapësira të dobishme për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin. Kjo marrëveshje synon që pasuritë e konfiskuara të shndërrohen në qendra dhe mjedise sociale që promovojnë të drejtat e fëmijëve, ofrojnë shërbime dhe mundësi për të rinjtë, si edhe fuqizojnë komunitetin në luftën për një shoqëri më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Bashkëpunimi parashikon identifikimin dhe vënien në dispozicion të pasurive të konfiskuara nga AAPSK, ndërsa UNICEF Shqipëri do…
Ministria e Financave njofton se ka nisur procedurat për pagesën e këstit të pestë të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë. Sipas skemës së dëmshpërblimit, trashëgimtarët e ish të dënuarve politikë duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Ministrisë së Financave, për të përfituar pagesën e këstit. Në njoftim, Ministria ka publikuar edhe listën e parë të subjekteve trashëgimtarë, që duhet të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për të përfituar pagesat, të cilën ekofin.al po e publikon të plotë. Dokumentet e nevojshme përfshijnë: •Dëshmi trashëgimie ligjore; •Çertifikata vdekjeje për ish të dënuarin politik dhe për trashëgimtarët e radhës së parë që nuk jetojnë;…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Kush është Dimal Basha? Sipas biografisë së publikuar në uebfaqen e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lindur më 12 tetor 1979 në Prishtinë dhe jeton në qytetin e Ferizajt. Studimet e larta i ka përfunduar në “John Jay College of Criminal Justice” në New York, duke diplomuar…
Nga Eduard Zaloshnja Në kuadër të Barometrit të Sigurisë, që publikohet periodikisht nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (https://csdgalbania.org/al/barometri-i-sigurise-shqiperi-2024/), drejtova një vrojtim statistikor rigoroz në terren, ku të anketuarit u pyetën edhe për sigurinë ushqimore – si atë fizike, edhe atë financiare. Në pyetjen 66 të pyetësorit, të anketuarit u pyetën nëse në 12 muajt e fundit, pjesëtarë të familjes e kishin zvogëluar ndonjëherë sasinë e ushqimit apo kishin lënë vakt pa ngrënë, ngaqë nuk kishin mjaftueshëm lekë për ushqim. Vetëm 63.5% u përgjigjën “Jo”, ndërsa 13.8% u përgjigjën “Po, çdo muaj” (shihni tabelat e mëposhtme). Vetëm 55.5%…
Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime. I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin…
Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane ”New York Times”. Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit. Dhjetë minuta me autobus…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni”. Kryeministri siguroi se do të rritet forca goditëse e ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë. Rama ndau pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po…
Një nga thesaret më të ccmuara arkeologjike dhe historike të bregdetit jugor të Shqipërisë po zhduket barbarisht. Për këtë barbari të turpshme ka reaguar dhe historiani Auron Tare. Duke publikuar pamjet e postuara nga një qytetar i Himarës, ai thotë se ky është një monumet më rëndësi të jashtëzakonshme për trashëgiminë e zonës, por edhe turizmin kulturor. Por sipas tij pamjet e betonizimit flasin vetë. Shpella e Spilës në Himarë, e njohur ndryshe si “Shpella e Odiseut” dhe e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, po përballet me një akt të rëndë shkatërrimi dhe betonizimi, në shërbim të një…
