Author: gazetar_1

Nga Fatos Çoçoli Menaxhimi i mbetjeve urbane tek ne vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore të qeverisjes vendore, ndërsa ndarja e mbeturinave tona që në burim, përmes kazaneve të ndryshëm, dështoi plotësisht si nismë. Përgjegjësia ligjore e trajtimit të hedhurinave urbane aktualisht u është ngarkuar bashkive. Mirëpo shumica e tyre shpesh nuk kanë kapacitetet financiare, teknike dhe njerëzore për të përballuar këtë proces kompleks të përditshëm. Kjo ka sjellë situata të përsëritura të mungesës së pastrimit në kohë, depozitimit të pakontrolluar dhe ndotjes së mjedisit, duke ndikuar negativisht në shëndetin e qytetarëve, në turizëm dhe në zhvillimin e qëndrueshëm…

Read More

Megjithëse janë shpallur të paligjshme, tarifat doganore do të mbeten në fuqi deri më 14 tetor për t’i dhënë administratës Trump mundësinë për të apeluar në Gjykatën Supreme. Dje hynë në fuqi dhe tarifat për pakot e vogla. Kthesë dramatike e ngjarjeve në lojën e tarifave doganore: Një Gjykatë Apeli federale vendosi dje se shumica e tarifave doganore të vendosura nga Donald Trump janë të paligjshme, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e tyre si instrument kyç të politikës ekonomike ndërkombëtare të presidentit amerikan. Ligji i jep presidentit një autoritet të rëndësishëm për të ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të një…

Read More

Më shumë se 15 000 hotele në gjithë Evropën janë bashkuar në një padi kolektive kundër faqes së udhëtimit Booking.com, sipas aleancës evropiane të hoteleve ”Hotrec”. Qëllimi i padisë është të kërkohet kompensim për pretendimin e çmimeve fikse gjatë periudhës 2004–2024. “Hotrec” njoftoi se padia do të dorëzohet në Gjykatën Rajonale të Amsterdamit deri në fund të vitit. Sipas faqes së padisë, hotelierët mund të rikuperojnë deri në 30% të komisioneve të paguara, plus interesin. Shumica e hoteleve pjesëmarrëse janë nga Italia, me rreth 3 000 regjistrime, ndjekur nga Gjermania, Holanda, Greqia dhe Austria, tha shoqata italiane e hoteleve “Federalberghi”.…

Read More

Me qëllim rifreskimin e strukturave të Policisë në bazë dhe për plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj policie, Policia e Shtetit, hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 i takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350 kuota i takojnë konkurrentëve të kësaj faze. Aplikimet janë të hapura nga data 01.09.2025 deri më datë 21.09.2025. KRITERET PËR APLIKIM…

Read More

Pas një periudhe disa javore me zhvlerësime të ndjeshme, euro ka shënuar një rimëkëmbje në kursin e këmbimit me lekun, duke e mbyllur javën me vlerën 97.88 lekë, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Kjo lëvizje vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të sezonit turistik. Gjatë muajve korrik–gusht, hyrja masive e valutës në vend nga turistët dhe emigrantët kishte ushtruar presion të fortë mbi monedhën europiane, duke e çuar atë në nivele të ulëta historike. Ekspertët e tregut valutor vlerësojnë se me përfundimin gradual të sezonit turistik, pritet që…

Read More

Instituti për Bashkitë Shqiptare kritikon reformën e re të Menaxhimit të Mbetjeve, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Sipas kësaj reforme, pritet ngritja e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, ku tashmë ky proces nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, i cili do jetë ‘klient’ i operatorit. Në reagim, Instituti për Bashkitë Shqiptare thotë se kjo reformë përbën një hap pas në decentralizimin, duke theksuar se menaxhimi i mbetjeve nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore. “Instituti për Bashkitë Shqiptare ndan shqetësimin për gjendjen e menaxhimit të mbetjeve dhe…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka paralajmëruar publikun mbi veprimtarinë e paligjshme të disa platformave online, të cilat paraqiten si ofruese shërbimesh investimi, por në fakt operojnë në mënyrë mashtruese. Në njoftimin zyrtar, AMF thekson se subjektet TXEX, XUEXA dhe GROKREXDUU, si dhe platforma të ngjashme me to, nuk janë të licencuara apo të autorizuara nga Autoriteti për të ofruar shërbime investimi në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas informacioneve të siguruara nga AMF, këto platforma paraqiten si aplikacione investimi që u ofrojnë përdoruesve të ashtuquajtura “sinjale blerjeje” për kripto-asete, duke i krijuar përshtypjen investitorëve se mund të ndikojnë mbi…

Read More

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të dukshme në disa prej treguesve kryesorë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Pavarësisht një aktiviteti të lartë në disa qarqe, numri total i lejeve të ndërtimit dhe vlera e projekteve të miratuara kanë ardhur në ulje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, një shifër që përfaqëson një rënie të lehtë prej 0,6% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024, kur ishin dhënë 354 leje. Më e…

Read More

Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë. Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj. Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri. Pra, kabineti Rama 4 do të…

Read More

Një ditë para nisjes së fazës së regjistrimeve për vitin e ri akademik, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se lajmi i mirë është fakti që 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë. Hoxha tha se Universiteti i Tiranës mban edhe këtë vit peshën kryesore, ndërsa pret rreth 11 mijë studentë të rinj. Sipas tij, degët e mësuesisë po vuajnë në të gjithë vendin. “Është një shenjë e mirë që tregon se të rinjtë i drejtohen bankave të universitetit dhe është një tregues se kanë më shumë besim këtë…

Read More