Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fundi i sezonit turistik, Euro rikuperon ndaj Lekut, e mbyll javën me rritje

13:23 - Gusht 29, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas një periudhe disa javore me zhvlerësime të ndjeshme, euro ka shënuar një rimëkëmbje në kursin e këmbimit me lekun, duke e mbyllur javën me vlerën 97.88 lekë, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.

Kjo lëvizje vjen në një moment kur efektet sezonale të verës po zbehen, pasi jemi në fund të sezonit turistik. Gjatë muajve korrik–gusht, hyrja masive e valutës në vend nga turistët dhe emigrantët kishte ushtruar presion të fortë mbi monedhën europiane, duke e çuar atë në nivele të ulëta historike.

Ekspertët e tregut valutor vlerësojnë se me përfundimin gradual të sezonit turistik, pritet që balanca e kërkesë-ofertës të stabilizohet, duke i krijuar euros hapësirë për një rikthim të lehtë në vlerë. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky trend do të vazhdojë edhe gjatë shtatorit, kur ekonomia kthehet në ritmin e zakonshëm dhe nevojat për valutë të huaj rriten sërish nga bizneset importuese.

Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, euro kishte ndjekur një ecuri të ngjashme, duke u rimëkëmbur pas fundverës, megjithëse nuk arriti të rikthehej në nivelet e mëparshme. Aktualisht, tregu shqiptar vazhdon të karakterizohet nga një mbivlerësim i lekut, faktor që lidhet jo vetëm me turizmin, por edhe me remitancat, investimet e huaja dhe zhvillimet e brendshme makroekonomike.

Për momentin, euro duket se ka rigjetur një balancë të përkohshme, por vlerësimet e analistëve mbeten të kujdesshme, pasi luhatjet sezonale pritet të mbeten prezente edhe në javët në vijim.

Ekofin Media
Ekofin Media
dollari euro kursi i këmbimit leku paundi rikuperon
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

gazetar_111:11 - Korrik 21, 20260

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një rekord të ri të motorizimit. Numri i mjeteve…

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter