Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AMF paralajmëron për platformat TXEX, XUEXA dhe GROKREXDUU dhe skema të ngjashme me to për mashtrim online

11:40 - Gusht 29, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka paralajmëruar publikun mbi veprimtarinë e paligjshme të disa platformave online, të cilat paraqiten si ofruese shërbimesh investimi, por në fakt operojnë në mënyrë mashtruese.

Në njoftimin zyrtar, AMF thekson se subjektet TXEX, XUEXA dhe GROKREXDUU, si dhe platforma të ngjashme me to, nuk janë të licencuara apo të autorizuara nga Autoriteti për të ofruar shërbime investimi në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga AMF, këto platforma paraqiten si aplikacione investimi që u ofrojnë përdoruesve të ashtuquajtura “sinjale blerjeje” për kripto-asete, duke i krijuar përshtypjen investitorëve se mund të ndikojnë mbi çmimet e tregut dhe të përfitojnë fitime të shpejta. Në realitet, ky mekanizëm është fiktiv dhe nuk mbështetet në veprime reale tregtare, çka e bën tërësisht mashtrues dhe me pasoja të rënda për investitorët.

AMF rikujton se, deri më sot, asnjë subjekt nuk është i licencuar apo i autorizuar për të operuar në tregjet e bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë, në përputhje me Ligjin nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”.

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve dhe investitorëve që të jenë të kujdesshëm dhe të verifikojnë gjithmonë listën e subjekteve të licencuara, e cila gjendet në rubrikën “Regjistri i të Licencuarve” në faqen zyrtare të AMF.

Ky paralajmërim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të Autoritetit për mbrojtjen e interesave të investitorëve shqiptarë dhe ruajtjen e integritetit të tregjeve financiare në vend.

Edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka dalë me paralajmërim për mashtrim online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar, njoftoi AKSK.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët. Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit.

Ekofin Media
Ekofin Media
amf investimet mashtrim online paralajmërimi Platforma online
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter