Kategoria: mashtrim

Një mashtrim online lidhur me ofertat e rreme për kredi që synon të marrë paratë e kujtdo që bie në grackë, po shënjestron qytetarët. Policia e Shtetit bën me dije se persona të panjohur përdorin faqe të dyshimta, rrjete sociale dhe mesazhe elektronike për t’u paraqitur si përfaqësues të institucioneve financiare. Policia bën thirrje për kujdes të shtuar dhe

Policia e Shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për të mos rënë pre e mashtrimeve online, të cilat prezantohen si mundësi investimi me fitim të shpejtë, kryesisht në formën e skemave piramidale dhe investimeve në kriptomonedha. Policia e Shtetit bëri të ditur se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka paralajmëruar publikun mbi veprimtarinë e paligjshme të disa platformave online, të cilat paraqiten si ofruese shërbimesh investimi, por në fakt operojnë në mënyrë mashtruese. Në njoftimin zyrtar, AMF thekson se subjektet TXEX, XUEXA dhe GROKREXDUU, si dhe platforma të ngjashme me to, nuk janë të licencuara apo të autorizuara

Rrjete të gjera kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar. KB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë,

Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq pesë persona të cilët nëpërmjet mashtrimit vodhën të paktën 15 shtetas duke marrë kredi në emër të tyre dhe përvetësuar paratë. Një prej të akuzuarve ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra

Pesë persona janë marrë të pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një skemë mashtrimi për dhënien e vizave Amerikanë në Shqipëri. Çështja penale ndaj Renato Nasto, Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedeni, Xhemal Seseri, Eduart Gjini, tashmë është dërguar në gjykatë dhe kundër tyre është ngritur akuza e “Mashtrimit”

Posta Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarve të bëjnë kujdes! Kjo pasi në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe e cila nuk i përket këtij institucioni por është një mashtrim.  Kjo adresë e rremë, duke përfituar nga reputacioni i Postës Shqiptare, mashtron qytetarët duke i shitur produkte që supozohet se