Posta Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarve të bëjnë kujdes!
Kjo pasi në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe e cila nuk i përket këtij institucioni por është një mashtrim. Kjo adresë e rremë, duke përfituar nga reputacioni i Postës Shqiptare, mashtron qytetarët duke i shitur produkte që supozohet se janë me ulje. Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion.
Njoftim me rëndësi!
Posta Shqiptare bën me dije për të gjithë klientët e saj se në rrjetet sociale është hapur një adresë me emrin e institucionit tonë, duke abuzuar me reklamimin e shërbimeve të cilat nuk ofrohen nga ne.
#PostaShqiptare rikujton çdo qytetar se adresat tona zyrtare janë si më poshtë:
– https://www.postashqiptare.al/
– https://instagram.com/posta_shqiptare?igshid=MzRlODBiNËFlZA==
Për çdo informacion iu lutem na kontaktoni në numrat tanë të shërbimit ndaj klientit:
– 0682044727
– 0682044707
Si dhe në adresën e e mailit:
Jemi çdo ditë me fokus tek qytetari”, thuhet në njoftim.
