Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nesër nisin regjistrimet në Universitete, cilat janë degët e preferuara nga maturantët

15:17 - Gusht 28, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një ditë para nisjes së fazës së regjistrimeve për vitin e ri akademik, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se lajmi i mirë është fakti që 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.

Hoxha tha se Universiteti i Tiranës mban edhe këtë vit peshën kryesore, ndërsa pret rreth 11 mijë studentë të rinj. Sipas tij, degët e mësuesisë po vuajnë në të gjithë vendin.

“Është një shenjë e mirë që tregon se të rinjtë i drejtohen bankave të universitetit dhe është një tregues se kanë më shumë besim këtë vit sesa vitet e shkuara që i janë drejtuar në një numër më të madh universiteteve të të huaja jashtë vendit.  Universiteti i Tiranës padyshim që është universiteti që mban peshën kryesore të arsimit të lartë. Ne së bashku më të 3 cilët e studimit presim mbi 11 mijë studentë. Kemi sot 24-25 mbi 22 mijë studentë që tregon se pesha specifike që pesha e këtij institucioni vazhdon të jetë ajo që rëndon me shumë dhe që garanton që ne programet që zhvillohen në këtë universitetet janë të konsoliduara madje më traditë të koordinuara me të gjitha zhvillimet e kohës. Të gjitha këto arritje që ka arsimi i lartë dhe në veçanti Universiteti i Tiranës rrisin vetëbesimin tek të rinjtë për të ndjekur studimet tek universitet tona”, tha Artan Hoxha.

Ndër të tjera, ai nuk lë pa prekur numrin e ulët të maturantëve që aplikojnë në degët e mësuesisë duke treguar se një sërë reformash apo politikash janë formuar me qëllim mbështetjen e këtyre degëve mësimore si dhe të studentëve që bëhen pjesë e studimeve.

Duke e cilësuar Universitetin e Tiranës lider në vend, rektori Hoxha gjithashtu vë në dukje programet studimore të fakulteteve në vend të koordinuara me teknologjinë dhe kohën.

Ndër të tjera, rektori dhe njëherë informon se pajisja e studentëve të Universitetit të Tiranës me bursa dhe mbështetje vijon të jetë një ndër politikat kryesore të këtij institucioni.

“Ne kemi disa programe të cilat janë të kosoliduara në disa fakultete që kanë dhe rritje siç është drejtësia, Ekonomia, Shkencat sociale, por kemi dhe programe të cilët vuajnë, siç janë ata të mësuesisë dhe ato të Shkencave të Natyrës. Përsa i përket politikave që ndjek universiteti i Tiranës, ne  kemi vite që kemi studentë që marrin bursë apo mbështetje. Janë rreth 2 mijë studentë që përfitojnë bursën 100 mijë lekë”, tha rektori.

Rektori Hoxha u shpreh se Universiteti i Tiranës ka marrë përsipër trajnimin e mësueseve të ciklit parauniversitar, të drejtueseve dhe roleve të tjera që marrin pjesë në procesin e mësimdhënies.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Artan Hoxha faza regjistrimet rektori universiteti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter