Author: gazetar_1

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur zhvillimin e një ankandi publik për shitjen e disa objekteve në administrim të Shoqërive Huamarrëse, i cili do të mbahet më 25 shtator 2025 pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Pronës Publike (D.SH.P.P). Në listën e pasurive që do të dalin në ankand përfshihen ndërtesa dhe ish-objekte industriale të vendosura në Elbasan, Përmet, Fier dhe Mirditë. Vlerat e tyre fillestare variojnë nga 162 mijë lekë për ndërtesa të vogla në zonën e Zavalinës, deri në mbi 56 milionë lekë për ish-fabrikën e salcës në Fier, që përbën objektin më të madh të këtij…

Read More

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e lehta janë të pakta. Megjithatë, panorama është më e thjeshtë nga sa mendohet: Pensioni shtetëror mbulon vetëm nevojat bazë, për një jetë më të qetë e të pavarur duhet një alternativë më e sigurt dhe më fitimprurëse. Kjo mundësi ekziston dhe është Skema e Pensioneve Private. Këtë mundësi e ofron lideri i tregut financiar, në sigurime dhe pensione, SIGAL Fond Pensioni. Në SIGAL mund të krijosh një fond pensioni falas, pa detyrime, të hapura, pa…

Read More

Kërcënimi nga flakët po rritet çdo vit e më shumë si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe thatësirës së madhe. Disa lloje drurësh në kufijtë e zhdukjes. Zjarret shkrumbuan këtë vit 57 mijë hektar pyje e kullota në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave të Sistemit Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje. Kërcënimi nga flakët po rritet çdo vit e më shumë si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe thatësirës së madhe.  Në raportin vjetor të vitit 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se, “pritet që pyjet të preken në mënyrë të konsiderueshme nga ndryshimet e ardhshme klimatike”, që mund…

Read More

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se keqmenaxhimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në vend ka sjellë situata të papranueshme, duke theksuar se nuk ka më kohë për të humbur dhe se zgjidhja është e vetmja rrugë përpara. Kryeministri dha shembullin e Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij, situata në furnizimin me ujë është alarmante dhe reflekton një nivel të lartë papërgjegjshmërie në administrimin vendor. “Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë…

Read More

Nga Patris Poshnjari  Duke marrë rastin e paralajmërimit të fundit të lëshuar për qytetarët shqiptarë në lidhje me mashtrimin TXEX, nuk mund të mos reflektojmë më thellë rreth asaj pse njerëzit vazhdojnë të bien në të njëjtat kurthe, dekadë pas dekade. Përtej fakteve dhe shifrave, ekziston një model shqetësues emocional që duket se përsëritet me kalimin e kohës, një cikël sjelljeje aq i vazhdueshëm sa është i parashikueshëm. Asnjë paralajmërim, asnjë ligj, asnjë ndalim nuk mund ta mbrojë plotësisht dikë të vendosur të besojë në pasuri të lehtë. Në vitin 1997, Shqipëria përjetoi një traumë kombëtare të shkaktuar nga skemat…

Read More

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime të jashtëzakonshme! Shëndeti i sistemit tretës është shumë më tepër sesa një jashtëqitje e rregullt, ai ndikon në imunitet, nivelin e energjisë dhe madje edhe në gjendjen shpirtërore. Në qendër të gjithçkaje, ndodhen zorrët dhe miliarda mikroorganizma që jetojnë aty. Nëse dëshirojmë ta ruajmë këtë mikroflorë të shëndetshme, ushqimi luan rol kyç. Dhe ndër të gjitha ushqimet që ndihmojnë zorrët, një frut i thatë veçohet në mënyrë të veçantë. Sipas gastroenterologut Dr. Will Bulsiewicz, zgjedhja më e mirë për shëndetin…

Read More

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës: Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës. Perimet e Gjelbra të Freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat…

Read More

Nga të përzierat e mëngjesit deri te artriti, xhenxhefili është përdorur për dekada për të trajtuar një sërë sëmundjesh falë vetive të tij anti-inflamatore. Por tani, shkencëtarët thonë se suplementet e këtij përbërësi të kuzhinës mund të ndihmojnë në rregullimin e diabetit të tipit 2, duke ulur ndjeshëm nivelet e glukozës në gjak dhe duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, dështimit të veshkave dhe goditjes në tru. Diabeti, i quajtur shpesh “vrasësi i heshtur”, është një kërcënim në rritje. Faktorët e stilit të jetës, siç është mbipesha, rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kësaj gjendjeje, gjë që shpjegon edhe rritjen…

Read More

Emigrantët kanë sjellë më shumë se 7.7 miliardë euro brenda dekadës së fundit, duke u kthyer burimi kryesor i të ardhurave për gati 30% të familjeve shqiptare. Banka e Shqipërisë vlerëson se ndikimi i remitancave në ekonomi është i madh, pasi ka ndikuar pozitivisht në uljen e varfërisë. Jo prezent fizikisht por financiarisht… Mijëra shqiptarë të shpërndarë nëpër botë mbeten burimi kryesor i të ardhurave për mijëra familje në vend. Remitancat po rriten çdo vit e më shumë, prej dhe një migrimi konstant të shqiptarëve. Fenomeni i cili nga njëra anë është kthyer në problem serioz për tregun e punës,…

Read More

OTP Bank Albania, në bashkëpunim me Union Financiar Tiranë (UFT), kanë finalizuar shërbimin e Open Banking, përmes aplikacionit UPay, në një tjetër hap të rëndësishëm sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të bankingut digjital. Projekti është përmbyllur me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke treguar përkushtimin dypalësh për të ofruar sa më shpejt dhe me cilësi shërbime në fushën e pagesave utilitare dhe më gjerë. Open Banking tashmë përfaqëson një realitet në praktikat bankare, duke u mundësuar klientëve të aksesojnë dhe ndajnë në mënyrë të sigurt të dhënat e llogarisë së tyre, si dhe të bëjnë pagesa përmes ofruesve…

Read More