Author: gazetar_1
Policia e Shtetit ka marrë masat me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në institucionet arsimore publike dhe jopublike, me rastin e fillimit të vitit shkollor 2025-2026 dhe në vazhdim. Drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, u shpreh sot në një deklaratë për median se “strukturat në varësi të Departamentit të Policisë Kriminale dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë do të intensifikojnë punën e tyre në marrjen e informacioneve që nxisin veprimtari të mundshme kriminale, si brenda dhe jashtë institucioneve arsimore, identifikimi dhe ndëshkimin e personave me këto tendenca, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të cilat…
Nga Fatos Çoçoli Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia për banesa është rritur me rreth 15 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke e çuar totalin në mbi 270 miliardë lekë, ose 2.75 miliardë euro. Viti 2025 po shënon një rritje të fortë në tregun e kredidhënies bankare në Shqipëri. Ne si qytetarë, por edhe sipërmarrësit, kemi zgjeruar kërkesën për hua nga bankat. Duke e çuar nivelin e kredisë bankare në shifra rekord. Po pse? Ky zhvillim lidhet ngushtë me politikën monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë dhe me rritjen e besimit të qytetarëve dhe…
Aeroporti i Rinasit ka vijuar të konsolidojë pozicionin e tij si një pol i rëndësishëm rajonal, me rritje të qëndrueshme të numrit të pasagjerëve edhe gjatë këtij viti. Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se numri i pasagjerëve që kanë kaluar përmes Aeroportit të Rinasit, gjatë periudhës janar-gusht shënoi rritje me 9%, duke arritur në më shumë se 7,8 milionë pasagjerë. Balluku bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe u realizuan 42 462 fluturime me një rritje prej 2% krahasuar me 8-mujorin e 2024. Nga Tirana u fluturua drejt 137 destinacioneve, duke shënuar kështu zgjerim të…
Banka e Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës ndryshime në rregulloren “Për licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e zyrave të këmbimit valutor”. Sipas BSH, ndryshimet e propozuara në rregullore synojnë të përmirësojnë procesin e licencimit dhe mbikëqyrjes së zyrave të këmbimit valutor. Ato forcojnë kërkesat për reputacionin, integritetin dhe qëndrueshmërinë financiare të subjekteve, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Moneyval për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ndryshimet kryesore lidhen me rritjen e kapitalit fillestar, dokumentimin e burimit të kapitalit dhe kërkesat për ushtrimin e aktivitetit, me qëllim forcimin e kërkesave…
Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Shqipëria 2030 për turizmin nuk kurseu kritikat për zaptuesit e bregdetit, ndërsa i cilësoi si “plazhe të dhunuara”. “Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara. Nuk ka arsye më, që plazhi publik i Ksamilit të jetë një plazh privat. Plazhi i Dhërmiut, nuk ka më nevojë fare, të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera, për të vendosur çadra, për të vendosur shezlongë dhe për të vendosur beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe që hedhin ujërat e zeza në det. Kështu që ne do ta ndalojmë muzikën, nuk do…
Si pjesë e një konsorciumi bankar, OTP Bank Albania mbështet projektin fotovoltaik në Sheq‑Marinas, për të nxitur tranzicionin energjetik dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë. OTP Bank Albania, si një nga bankat udhëheqëse për inovacion dhe financim të qëndrueshëm është krenare të konfirmojë pjesëmarrjen e saj në kredinë sindikale prej 20 milionë eurosh, për ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Sheq‑Marinas, Fier. Si bankë pjesëmarrësë në këtë projekt, OTP Bank Albania kontribuon në zhvillimin e ekonomisë vendase, përmes këtij projekti të rëndësishëm të energjisë së rinovueshme. Ky angazhim vjen si rezultat i përvojës së OTP Bank Albania në financimin e infrastrukturës dhe…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, si dhe të përfaqësuesve të ftuar, zhvilloi sot mbledhjen e radhës për verifikimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për vakancën e krijuar pas mbarimit të mandatit të kryetares aktuale, Holta Zaçaj. Gjatë kësaj mbledhjeje, KED shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturës dhe vendosi “përfundimin e procedurës së verifikimit të Denar Bibës për vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë në datën 11.12.2024, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi”. KED…
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku foli sot për një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturorë që po zhvillohen në vendin tonë. E pranishme në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, Balluku deklaroi se, “jemi duke përfunduar edhe projektet që kanë qëndruar gjatë në duart e ndërtuesve, si ai i Qukës – Qafë-Plloçë, por që nesër bëhet i aksesueshëm për automjetet”. “Gjithashtu një bypass 3-kilometërsh nga Bradasheshi në Lekaj do të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë–Elbasan vitin e ardhshëm. Për rrugën Milot–Balldren, më 3 tetor do të shpallet fituesi i kontratës koncesionare”, u shpreh Balluku. Ajo tha se, Shqipëria…
Sot në Tiranë u zhvillua aktiviteti “Shqipëria Turistike 2030”, një platformë kombëtare për diskutimin dhe vendosjen e piketave të reja në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit shqiptar, me synimin për ta kthyer vendin në kampion rajonal të turizmit deri në vitin 2030. E pranishme në aktivitet, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi një sërë arritjesh dhe projekte në infrastrukturë, që sipas saj, kanë qenë motori kryesor i zhvillimit turistik në vend. Balluku tha se Bulqiza po shkon drejt turizmit arkeologjik. “Bulqiza është në prag të një zhvillimi turistik, pasi pak më parë është zbuluar një…
Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka miratuar tavanet buxhetore të projektbuxhetit afatmesëm për periudhën 2026–2028. Ky vendim sjell në qendër të vëmendjes një nga çështjet më jetike për mijëra qytetarë: garancinë e pagesës së pensioneve dhe rritjen e sigurisë për përfituesit e sistemit, pasi lidh direkt mirëqenien e tyre me stabilitetin e këtij buxheti. “Në mbledhjen e tij të radhës, Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore analizoi treguesit e projekt buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitet 2026-2028. Në funksion të përmbushjes së misionit të tij dhe të zbatimit të objektivave të qeverisë në fushën e…
