Author: gazetar_1

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) për muajin Gusht 2025 shënoi një rritje vjetore prej 2,3%, duke u përshpejtuar krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar kur ishte 2,0%. Krahasuar me muajin Korrik 2025, çmimet janë rritur me 0,3%, duke reflektuar tendencat sezonale dhe ndikimet nga grupet kryesore të shpenzimeve familjare. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i përgjithshëm i indeksit arriti në 119,5 pikë kundrejt bazës së dhjetorit 2020. Kontributet kryesore në rritjen vjetore •Ushqime dhe pije joalkoolike: +0,85 pikë përqindje •Qira, ujë, energji dhe lëndë djegëse: +0,63 pikë përqindje •Mobilje dhe pajisje shtëpie: +0,21 pikë përqindje •Pije alkoolike dhe duhan:…

Read More

Teksa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje vijon në të gjithë territorin, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga operacioni i zhvilluar pak ditë më parë në Kepin e Rodonit. Në këtë zonë po vijohet me heqjen e inerteve. “Rivendosje e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si dhe vullnet i plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0”, deklaroi Kryeministri Rama. Autoritetet shtetërore njoftuan se sipërfaqja e…

Read More

Në korrik të vitit 2018, në sistemin bankar shqiptar hyri një emër i ri, por me reputacion të konsoliduar në Europën Qendrore dhe Lindore: OTP Group. Me blerjen e Societe Generale Albania, e ndjekur më pas nga bashkimi me Alpha Bank Albania, OTP Bank Albania u kthye shumë shpejt në një nga institucionet kryesore financiare në vend. Gjashtë vite më vonë, banka jo vetëm që ka konsoliduar pozicionin e saj si një nga tre bankat më të mëdha për nga portofoli i kredive, por ka ndikuar ndjeshëm edhe në orientimin e kapitalit të huaj – në veçanti atij hungarez –…

Read More

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat e detajuara për evidentimin në terren të pasurive me zë kadastral “pemëtore” ose “ullishte”, kur këto përfshihen në projekt-propozime për leje zhvillimi apo ndërtimi. Vendimi Nr. 01, datë 25.08.2025, u hap praktikisht rrugë ndërtimeve në pemëtore dhe ullishte, kur këto janë pa pemë dhe prodhim. Dokumentacioni i detyrueshëm Subjektet zhvilluese që paraqesin aplikime për leje mbi pasuri të tilla, por ku në terren nuk gjenden më kultura drufrutore ose ullinj, janë të detyruar të dorëzojnë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZhT), Ministrisë së…

Read More

Fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë gjatë vitit 2024 ka zënë një sipërfaqe prej 1.731.891 hektarësh, që përfaqëson 60,2% të territorit të vendit. Të dhënat e publikuara nga Bilanci Kadastral i Fondit Pyjor dhe Kullosor tregojnë se struktura e fondit mbetet pothuajse e pandryshuar, me dominim të pyjeve dhe kullotave. Shpërndarja e fondit pyjor dhe kullosor •66,2% është e zënë me pyje (1.146.723 ha) •25,9% me kullota dhe livadhe (449.167 ha) •7,9% me sipërfaqe me bimësi pyjore dhe joproduktive (136.001 ha) Vëllimi i përgjithshëm i pyjeve arrin në 53.145.660 m³, ku 93,9% janë pyje publike dhe vetëm 6,1% pyje private.…

Read More

Është botuar në Fletore Zyrtare një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, i cili përcakton tarifat dhe mënyrën e përdorimit të tyre për shërbimet e ofruara nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK). Sipas këtij udhëzimi, tarifat vlejnë për shërbime që lidhen me lejet e ndërhyrjes në pasuri kulturore materiale, mbikëqyrje dhe gërmime arkeologjike, si dhe shërbime të tjera teknike. Të ardhurat e mbledhura nga tarifat shpërndahen në dy mënyra: •100% në buxhetin e shtetit për disa kategori shërbimesh; •90% në buxhetin e IKTK-së dhe 10% në buxhetin e shtetit për shërbime…

Read More

Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti mundësohet online përmes e-Albania edhe për shqiptarët rezidentë jashtë kufijve. Sipas shifrave të publikuara nga e-Albania nga janari në gushtin e vitit 2025 janë mundësuar 53,408 aplikime, ose 9.2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. “Ndërsa që prej vitit 2016 përllogariten 742,969 aplikime online mesatarisht 82 mijë aplikime në vit”, theksoi e-Albania. Gjatë aplikimit, qytetarët zgjedhin datën dhe orën e takimit pranë ambasadës ose konsullatës në vendin ku jetojnë. Pas përfundimit me sukses të aplikimi qytetarët do të njoftohen me e-mail në lidhje me detajet e  pagesës dhe dokumentacionit që…

Read More

Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri – Letoni, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”, Tiranë. Policia njoftoi sot se “për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, konkretisht me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake, Shërbimin Zjarrfikës, shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë), spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë”. Gjithashtu, sipas…

Read More

Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) po rezultojnë një mundësi e vlefshme për bizneset dhe abonentët familjarë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën financiare dhe duke formalizuar marrëdhëniet e tyre me institucionet energjetike. Gjatë vitit të fundit, rreth 1000 subjekte kanë aplikuar për këto skema duke përfituar reduktim të kamatvonesave nga 50% deri në 100%, si rezultat i shlyerjes së detyrimeve të energjisë elektrike me një këst të vetëm. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) nga korriku i këtij viti po…

Read More

Në mbarë botën mbi një miliard vetë vuajnë nga çrregullimet psikike, sikurse konstatohet në një raport aktual të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo shifër përbën 14 përqind të popullsisë botërore duke krijuar kështu problemin më të madh global shëndetësor. Çrregullimet psikike prekin njerëz të çdo moshe, prejardhjeje dhe niveli të ardhurash. Shumica e të prekurve nga sëmundje të tilla, sipas OBSH-së jetojnë në vende me të ardhura të pakta ose mesatare. Shumë pak prej tyre marrin ndihmën e duhur. Në mbarë botën rreth 91 përqind e të prekurve nuk marrin kujdesin e duhur ose nuk kanë aspak trajtim profesional. Mangësi…

Read More