Author: gazetar_1

Në të gjitha shkollat e vendit nis sot viti i ri mësimor për 345 mijë nxënës, nga të cilët 26500  mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ky vit shkollor, sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore. Sot në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2025-2026 kanë hapur dyert 30 shkolla të reja nga veriu në jug. MAS për këtë vit shkollor ka shpërndarë libra falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat u vunë…

Read More

Teksa na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar Kodin e ri të Etikës për mësuesit. Ky dokument synon të përcaktojë parimet dhe rregullat e sjelljes etike dhe profesionale të mësuesve në institucionet arsimore parauniversitare. Qëllimi i Kodit është garantimi i integritetit, profesionalizmit, paanshmërisë dhe përgjegjshmërisë në ushtrimin e detyrës mësimore dhe edukative. “Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në një realitet arsimor që transformohet me ritme të shpejta nga teknologjia…

Read More

“Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”. Kështu e justifikoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nevojën për blerje të reja armësh që shqyrtoi, këtë javë, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin. Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”. Serbia bashkëpunon gjerësisht me Kinën në sektorin e mbrojtjes, dhe blerjet e saj të armëve nga ky vend kanë shkaktuar kritika nga Bashkimi Evropian – ku Serbia mëton të…

Read More

Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës u përurua zyrtarisht në Qendrën Kërkimore Jülich. Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshëndeti atë si një përparim teknologjik dhe shkencor. Çfarë është “Jupiteri”? “Jupiteri” është superkompjuteri i parë ekzaskalor i Evropës. Kjo do të thotë se mund të kryejë të paktën një trilion (njësh me 18 zero) operacione aritmetike për sekondë. Në Shtetet e Bashkuara tashmë ekzistojnë tre kompjuterë të tillë, të gjithë të operuar nga Ministria e Energjisë. Në Evropë, megjithatë, një kompjuter si Jupiteri është risi. Sipas Thomas Lippert-it, drejtor i Qendrës së Superkompjuterëve në Qendrën Kërkimore gjermane Jülich, Jupiteri është njëzet…

Read More

Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., planifikon të njoftojë se përdorimi i ilaçit për dhimbje dhe që lëshohet pa recetë, Tylenol, tek gratë shtatzëna, është potencialisht i lidhur me autizmin, raportoi të premten The Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me çështjen, pa përfshirë prova për pretendimet. Kennedy, në një raport, do të sugjerojë gjithashtu se një ilaç i nxjerrë nga folati i quajtur acid folik mund të përdoret për të trajtuar simptomat e autizmit tek disa njerëz, raportoi WSJ. Aksionet e Kenvue, kompanisë prodhuese, ranë me më shumë se 14% pas lajmit. Tylenol, përbërësi…

Read More

Një ngarkesë me speca të kuq të eksportuar nga Shqipëria në Slloveni është tërhequr me urgjencë nga tregu, pasi analizat laboratorike kanë zbuluar nivel të lartë pesticidesh të rrezikshme për shëndetin. Sipas autoriteteve sllovene, bëhet fjalë për pesticide si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar. Produkti ishte importuar në Slloveni nga 24 gushti deri më 4 shtator, dhe ishte shpërndarë në kuti kartoni dhe plastike. Klientët këshillohen ta kthejnë produktin ose ta hedhin. Kompania Geaprodukt, që ka importuar specat nga Shqipëria, ka dhënë urdhër për tërheqjen e menjëhershme të tyre nga tregu dhe ka kërkuar nga…

Read More

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të vishen me prodhime ‘Made in Albania’. ‘Guna Tactical’ është shoqëria aksionare ku 51% e aksioneve do të jenë në pronësi të KAYO-s që do të prodhojë të gjitha veshjet dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura.  Shoqëria Aksionere është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 8 gusht dhe do të ketë vetëm një aksioner ‘MSSC’, që do mbajë 49% të aksioneve. “Aksionarët Themelues: Aksionarët themelues zotërojnë aksionet si më poshtë: • “KAYO” Sh.A -1,785 aksione (51% të kapitalit); • “MSSC” Sh.P.K -1,715 aksione (49% të kapitalit)” , thuhet në statutin e kompanisë. Kjo…

Read More

Samsung Electronics njoftoi sot se produktet dhe shërbimet e tij më të fundit morën vlerësim të lartë në IFA 2025 Innovation Awards, duke përfshirë nëntë fitues të çmimit “Best of Innovation” dhe 17 vlerësime “Honoree” në kategori të ndryshme. Këto vlerësime vijnë para zhvillimit të IFA 2025, panairit më të madh të konsumatorëve në Evropë, i cili po zhvillohet në Berlin, Gjermani, nga data 5 deri më 9 shtator. Çmimet IFA Innovation Awards janë një program global i ri që debuton në IFA 2025, për të nxjerrë në pah produktet që demonstrojnë inovacion të jashtëzakonshëm, dizajn të shkëlqyer dhe ndikim…

Read More

Produktet “Made in Albania” po prezantohen në panairin ndërkombëtar RIGA FOOD 2025, ngjarja më e madhe e industrisë ushqimore në rajonin e Baltikut që po mbahet nga data 4- 6 shtator në Letoni. Panairi shërben si një platformë kyçe për të shfaqur risitë, trendet dhe zhvillimet më të fundit në fushën agroushqimore, duke mbledhur prodhues, shpërndarës, importues dhe ekspertë të industrisë nga e gjithë Evropa. Shqipëria është pjesë e këtij panairi prestigjioz me një pavion të dedikuar, ku ekspozohen produktet më përfaqësuese të traditës dhe cilësisë shqiptare, si vaj ulliri, mjaltë, çajra, fruta dhe bimë mjekësore. Kjo pjesëmarrje synon të…

Read More

Rruga e re Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Shqipërisë, ka përfunduar dhe është tashmë e aksesueshme për automjetet. Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e  publikoi sot në rrjetet sociale, pamje nga ky aks i ri rrugor, duke theksuar se “gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë”. Me një gjatësi totale prej 43.4 kilometrash, Qukës – Qafë Plloçë përfaqëson një investim strategjik në infrastrukturë që pritet të sjellë përfitime të ndjeshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonave lindore të vendit. Rruga do të shërbejë si një lidhje e rëndësishme për komunitetet lokale,…

Read More