Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama ka folur për turizmin në vend dhe gjatë fjalës së tij ai është shprehur se tashmë ka ardhur koha që prioritet të mos jetë më rritja në numër e turistëve, por të jetë rritja e cilësisë. Rama: Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin…

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Bilanci”, ku është arrestuar administratori i spitalit privat ish-“Sante Plus Albania”, Edmond Zaja, dhe janë shpallur në kërkim dy aksionerët e këtij subjekti, Bilal Kara dhe Geriana Arapi. Hetimet disamujore zbuluan se subjekti i cili ka ndryshuar emrirn në Internacional Medicare Hospital, kishte fshehur fitime mbi 1 milion euro dhe përdorte produkte të ndaluara për shërbimet shëndetësore. Gjithashtu, u konstatua se ishin punësuar persona pa siguruar dhe se po kryhej evazion fiskal. Gjatë operacionit, u sekuestruan 100 blloqe mandatesh të pafiskalizuar dhe 27 lloje medikamentesh të dyshuara të kontrabanduara. Policia po punon për kapjen…

Read More

Një spital privat është bllokuar në Tiranë, pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime për 1 vit, 2024-2025. Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi gjithashtu se: -shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim; -në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar. Në pranga ka rënë administratori i spitalit privat, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 bashkaksionerët. Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike. Njoftimi i policisë: Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E.…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e dytë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Importit arriti 107,6 pikë, duke marrë si periudhë bazë vitin 2021. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky indeks shënoi një ulje prej 0,7 %, ndërsa një vit më parë ky ndryshim ishte -1,0 %. Në raport me tremujorin e parë të vitit 2025, ndryshimi tremujor shënoi një rënie të lehtë prej 0,1 %. Ndryshimi vjetor i çmimeve të importit tregon se sektori “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri i kondicionuar” regjistroi uljen më të madhe me -5,3 %, pasuar…

Read More

Pas bllokimit të një ngarkese me pjeshkë nga Shqipëria në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, për shkak të pranisë së nikelit mbi normat e lejuara, ka reaguar zyrtarisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU). Ngjarja u bë publike më 21 gusht, kur autoritetet kroate, përmes sistemit evropian të sigurisë ushqimore RASFF, njoftuan për ndalimin e një ngarkese me 5562 kg pjeshkë me origjinë nga Shqipëria, për shkak të tejkalimit të kufirit të lejuar të përmbajtjes së nikelit. Rasti u klasifikua si “Njoftim për refuzim në kufi”, me referencë nr. 2025.6367. Sipas njoftimit të AKU-së, menjëherë pas marrjes së alarmit nga autoritetet kroate, është…

Read More

Qeveria po rrit presionin për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar. Për 2025 ka shumë kthime. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur. Mert Sayim shpesh qarkullon nëpër aeroportet në NRW, kryesisht në Dyseldorf. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qendrojnë në Gjermani. Më 2024 janë kthyer gjtihsej mbi 20.000 vetë Sayim…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije se për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta do të hapet një afat shtesë regjistrimi më 5 shtator 2025. Ky proces do të jetë i vlefshëm nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00 të mbrëmjes, dhe do të kryhet tërësisht online përmes portalit e-Albania. Sipas Manastirliut, qëllimi i këtij vendimi është të ofrohet një mundësi e re për të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të përfundojnë regjistrimin e fëmijëve të tyre brenda afatit të parë. Ajo…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave. Ligji, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së. Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale. Ai solli në…

Read More

Çmimet në sektorin e ndërtimit vijojnë të rriten, por me ritme më të ngadalta. Sipas INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e dytë 2025 arriti në 113,5, me një rritje vjetore prej 1,1 %. Në krahasim vjetor, rritja më e lartë është regjistruar te shpenzimet për paga, të cilat u rritën me 6,2 për qind. Pas tyre vijnë kostot e tjera me 2,3 për qind, shpenzimet për makineri me 2,2 për qind dhe ato të transportit me 1,4 për qind. Nga ana tjetër, shpenzimet për materiale kanë shënuar rënie me 0,7 për qind, ku më të theksuarat janë…

Read More

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e vizitorëve vijnë nga vendet fqinje si Kosova dhe Italia, ndërsa vetëm 306 000 pushues rezultuan se erdhën nga Amerika. Ndërsa evropianët po zgjohen me sharmin e këtij vendi mesdhetar, për amerikanët është ende një lloj perle e fshehur. Kërkoni për ngjashmërinë perfekte të plazheve greke me gjysmën e çmimit? Dëshironi pica dhe makarona të shkëlqyera pa qënë në Romë? Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete historike piktoreske dhe një kryeqytet të gjallë, të…

Read More