Kryeministri Edi Rama ka folur për turizmin në vend dhe gjatë fjalës së tij ai është shprehur se tashmë ka ardhur koha që prioritet të mos jetë më rritja në numër e turistëve, por të jetë rritja e cilësisë.
Rama: Rritja e madhe nga Franca, Gjermania, e konsiderueshme nga Kina, India, Australia, rritja në numër për ne s’është më prioriteti i parë, prioriteti është rritja e cilësisë dhe numrit të turistëve që konsumojnë më shumë në vendin tonë. Ka një përputhshmëri shumë interesante midis rritjes së numrit të vizitorëve dhe përmirësimit të perceptimit, sjell si shembull Francën që në Eurobarometrin e bërë nga KE për të parë pëlqyeshmërinë e vendeve kandiate ka një perceptim pozitiv populli francez që as mund të imagjinohej kur Shqipëria dhe shqiptarët në Francë shikoheshin si një vrimë e zezë që sillte dele të zeza.
