Author: gazetar_1
Ari ka shënuar një rekord të ri duke kaluar çmimin prej 3,500 dollarësh për ons. Kjo rritje vjen nga dobësimi i dollarit amerikan dhe shpresat se banka qendrore e SHBA-së do të ulë normat e interesit. Një analist i tregut vuri në dukje se “perspektiva e zbehur ekonomike dhe pritjet për politika më lehtësuese monetare po rrisin oreksin për metalet e çmuara.” Në këtë situatë ka ndikuar edhe pasiguria që lidhet me asetet në dollarë, pasi presidenti Donald Trump ka shtuar kritikat ndaj Fed dhe kreut të saj, Jerome Powell. Trump ka kërkuar ulje më të shpejtë të normave të…
Qeveria greke po përgatit një paketë ndihmash dhe mbështetjeje prej 1.5 miliardë euro, që do të shpallet nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ku tradicionalisht njoftohen politikat ekonomike dhe sociale të vitit. Paketa përfshin ulje taksash për shtresat e mesme, mbështetje për familjet me fëmijë, pensionistët dhe punonjësit me uniformë, si dhe masa për të përballuar sfidat e strehimit në vend. Qeveria synon të përdorë të ardhurat shtesë të krijuara nga rritja ekonomike dhe lufta ndaj evazionit fiskal për të lehtësuar barrën ndaj shtresave më të prekura. Sipas të dhënave të fundit të buxhetit, ekonomia po shënon…
Tregu i fondeve të pensioneve private në Shqipëri ka vijuar tendencën rritëse gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri në fund të qershorit ushtruan aktivitet tetë fonde pensioni, të hapura dhe të mbyllura. Rritje e aseteve neto dhe anëtarësisë Asetet neto të fondeve të pensioneve private arritën në rreth 13.89 miliardë lekë (rreth 142 milionë euro), duke shënuar një rritje prej 7.92% krahasuar me fundin e vitit 2024 (12.87 miliardë lekë). Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private me pjesëmarrje u rrit në 48,241 anëtarë, që përbën…
Gjatë një mesazhi drejtuar nxënësve, mësuesve si dhe prindërve, ministrja Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha se shkolla duhet të jetë një hapësirë e sigurt dhe e përqendruar tek mësimi. “Shkolla është vendi ku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, është hapësira ku duhet të mbizotërojë kujdesi, përqendrimi dhe respekti për njëri-tjetrin dhe mësimin që kryhet në klasë. Prej disa vitesh ne kemi pasur si rregull që telefonat celularë nuk lejohet të përdoren gjatë orës së mësimit. Por këtë vit shkollor, duke parë përvojën e vendeve të tjera dhe studimet e fundit, po e forcojmë zbatimin e këtij rregulli, që…
Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar sot se bizneset në Tiranë do të kenë një afat më të gjatë për pagesën e taksave dhe tarifave vendore. Në bazë të një vendimi të ri të Këshillit Bashkiak Tiranë, data e fundit e pagesës është shtyrë nga 20 prilli në 31 maj të vitit pasardhës. Ky ndryshim është përcaktuar në Vendimin nr. 59, datë 24.07.2025, i cili bën shtesa dhe ndryshime në vendimin ekzistues nr. 158, datë 26.12.2019, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar. Çfarë parashikon vendimi i ri? Sipas Drejtorisë…
Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u tkurr me 0.8 pikë gjatë muajit gusht, duke reflektuar një përkeqësim modest të perceptimeve për klimën ekonomike në vend. Pavarësisht rënies, niveli i TNE-së vijon të qëndrojë rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se besimi në ekonomi mbetet ende më i lartë se nivelet mesatare afatgjata. Sipas të dhënave zyrtare, ulja e TNE-së u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve të besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve. Një ndikim më i vogël pati edhe ulja e besimit të konsumatorëve. Në të kundërt, sektori i tregtisë shënoi rritje të fortë të…
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat më të fundit mbi indeksin e kostos së ndërtimit (IKN) për tremujorin e dytë të vitit 2025, të cilat tregojnë për një rritje të ndjeshme të çmimeve në këtë sektor, si në krahasim me tremujorin paraprak, ashtu edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritje krahasuar me tremujorin e parë Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, IKN është rritur me 0,7%. Kontributet më të mëdha në këtë rritje kanë ardhur nga Energjia: +5,5%, Pagat: +2,0%, Transporti: +1,8%, Kostot e tjera: +1,3%, Makineritë: +1,0%…
Referuar shifrave të INSTAT mbi tregun e punës për vitin 2024, 22,4 % e kontribuesve në kategorinë e të punësuave me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare, e cila është 40.000 lekë. Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë vitit 2024 shënoi rritje prej 9,8% krahasuar me vitin 2023, duke arritur në 77.485 lekë. Kjo pagë është llogaritur me të dhënat e listë-pagesave të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, dhe mbulon të gjithë sektorët e ekonomisë dhe kontribuesit, shtetas shqiptarë e të…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip. Në fillim të mesazhit të publikuar ai shprehet se Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%), teksa shërbimet e urgjencës janë dyfishuar. Po çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri dhe në Europë? Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të…
Nga Arben Malaj Kujdes! Kujdes! Kujdes nga çdo premtim dhe joshje për fitime shumë të larta dhe shumë të shpejta. Cili është burimi i interesave/fitimeve tuaja kaq te larta dhe parazitare?? Këto skema hajdute funksionojnë duke kërkuar që ju të sillni klientë të rinj. Ato zgjat shumë pak. Interesi që ju ofrojnë ha paratë që ju do të humbisni. Nga studimi i historisë qindvjeçare të investimeve financiare euforike / kompanive piramidale, vetëm 8 deri në 12 për qind e individëve fitojnë. 92 deri në 88 për qind e të mashtruareve humbasin gjithçka. Shteti e ka të pamundur të identifikojë dhe…
