Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Paratë nuk rriten në pemë

12:47 - Gusht 30, 2025 Blog
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Arben Malaj

Kujdes! Kujdes! Kujdes nga çdo premtim dhe joshje për fitime shumë të larta dhe shumë të shpejta. Cili është burimi i interesave/fitimeve tuaja kaq te larta dhe parazitare??
Këto skema hajdute funksionojnë duke kërkuar që ju të sillni klientë të rinj. Ato zgjat shumë pak. Interesi që ju ofrojnë ha paratë që ju do të humbisni.

Nga studimi i historisë qindvjeçare të investimeve financiare euforike / kompanive piramidale, vetëm 8 deri në 12 për qind e individëve fitojnë. 92 deri në 88 për qind e të mashtruareve humbasin gjithçka.

Shteti e ka të pamundur të identifikojë dhe ndalojë menjëherë çdo skemë piramidale. Ato përhapen si kërpudhat pas shiut, kudo dhe shumë shpejt.

Edukimi publik është i rëndësishëm.

Por nga budallallëku juaj, që prisni fitime shumë të larta dhe shumë të shpejta, mund t’ju shpëtojë, vetëm përgjegjshmëria juaj.

Mos luani “bixhoz” me të ardhurat, pasuritë tuaja dhe me dërgesat e fëmijve tuaj në emigracion, duke i investuar ato në platforma mashtruese.

Kjo nuk do t’ju sjellë asnjë fitim, por do t’ju varfërojë dita-ditës dhe deri në palcë, nëse nuk u largoheni menjëherë këtyre skemave mashtruese.

Babëzia juaj për fitime të mëdha dhe të shpejta ju bën vullnetarisht viktimë të papërgjegjshmërisë tuaj.

Paratë që ju premtohen janë thjesht dhe vetëm për t’ju vjedhur edhe qindarkën e fundit.

Është kriminale nëse luani me paratë e fëmijve tuaj në emigracion. Është vrastare për anëtarët e tjerë të familjes që lodhen e vuajnë të mbajnë familjen me punë të lodhshme, sidomos në bujqësi, ndërkohë që ju, duke pirë raki dhe duke lozur domino me shokët, me papërgjegjshmëri ekstreme, prisni para nga qielli.

Këto mashtrime do të shtohen përditë. Premtimet për fitime do të jenë nga më të çuditshmet, më të lartat dhe më marramendëset. Vetëm ju mund të bini lehtësisht viktima.

Prandaj vetëm ju, duke kujtuar vuajtjet e fëmijve tuaj në emigracion dhe mundin e familjarëve tuaj në punë të lodhshme, mund t’u shpëtoni këtyre mashtrimeve.

Familjarët, të afërmit, miqtë dhe dashamirësit duhet të denoncojnë menjëherë çdo person që po investon në këto platforma.

Nuk është “spiunim” – është ndihmë për të ndalur rritjen e humbjeve, për të ndalur shtimin e pjesëmarrësve dhe për t’i shpëtuar ata nga verbimi i arsyes për shkak të mashtrimeve.

Cdo viktimë e këtyre mashtrimeve bëhet barrë e rëndë psikologjike dhe financiare për familjen, si edhe barrë për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.

Autoritetet shqiptare përgjegjëse kundër mashtrimeve financiare duhet të rrisin forcën identifikuese dhe penalizuese kundër këtyre platformave.

Edhe në SHBA, ku ekzistojnë institucione të forta dhe ligje të qarta, çdo vit shfaqen mijëra skema të reja piramidale.

Vetëm një pjesë e vogël e viktimave arrin të marrë kompensim,
ndërsa shumica humbasin gjithçka.

Kjo tregon se rreziku është i vazhdueshëm dhe nuk zhduket kurrë plotësisht.

Fuqia parandaluese e institucioneve kundër mashtrimeve financiare dhe edukimi financiar janë mbrojtja e parë dhe më e rëndësishme.

Ekofin Media
Ekofin Media
arben malaj mashtrimet Paratë peme rriten
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria e re, si po lind harta e luksit mesdhetar, nga Tirana te Riviera

09:28 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter