Author: gazetar_1

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK-së dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale. Sipas…

Read More

Pas dështimit me inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një iniciativë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, duke shpallur krijimin e një Operatori Kombëtar që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin. Kryeministri Rama bëri me dije se qeveria po përgatit një paketë të re reformash dhe masash, ku theksi vihet te projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve. “Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion, në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, grumbullim dhe trajtim, në një strukturë…

Read More

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gjatë muajit Korrik 2025 janë regjistruar 131 aksidente rrugore në të gjithë vendin, nga të cilat janë aksidentuar 194 persona, përfshirë të plagosur dhe të vrarë. Pavarësisht këtij bilanci mujor, INSTAT raporton se në periudhën Janar – Korrik 2025, është shënuar një ulje prej 16,0% në numrin e aksidenteve rrugore krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 89,3% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, duke e konfirmuar sërish nevojën për më shumë ndërgjegjësim dhe kontrolle në trafik. Grupmosha…

Read More

Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e automobilave të vlerësuar të vendit që kryeson, sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young) bazuar në të dhënat e zyrës së statistikave qeveritare. EY regjistroi humbjen e afërsisht 51.500 vendeve të punës në industrinë e automobilave në harkun kohor të një viti, e barabartë me 6.7% të fuqisë punëtore totale të sektorit. Kjo përfaqëson pothuajse gjysmën e 114.000 vendeve të punës industriale të humbura në të njëjtën periudhë. Fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet: që…

Read More

Nga Shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë pritet të jetë me pagesë. Zvkryeministrja dhe ministrja e Infrastrukurës njoftoi më herët se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë deri në fund të sezonit turistik. Por tani, parashikimet janë se kjo do të zgjasë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë. Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkrohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë. Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i…

Read More

Pas më shumë se një dekade moratoriumi për gjuetinë do të hiqet. Qeveria ka miratuar dhe dërguar në Kuvend projektligjin që parashikon lejimin e gjuetisë vetëm në zonat e miratuara me ligj dhe gjuetarët do të kalojnë një test për të marrë lejen 5-vjeçare për të këtë aktivitet. Gjithashtu me miratimin e zonave të lejuara të gjuetisë do të përjashtohet gjuetia në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë. Qëllimi i draftligjjit të ri është përmirësimi i ligjit aktual në disa aspekte dhe nene të caktuara të tij, duke garantuar të drejtën e ushtrimit të gjuetisë dhe të të drejtave mbi…

Read More

Instituti i Statistikave publikoi sot bilancin e energjisë elektrike për tremujorin e dytë të vitit 2025, ku rezulton se energjia elektrike në dispozicion ka shënuar një rritje prej 2,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në total, në periudhën prill–qershor 2025, në dispozicion ishin 1.844 GWh energji, nga 1.798 GWh një vit më parë. Megjithatë, prodhimi neto vendas pësoi një rënie të dukshme prej 4,6 për qind, duke u ulur nga 1.841 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2024, në 1.757 GWh këtë vit. Ky prodhim u sigurua kryesisht nga hidrocentralet private dhe koncesionare me…

Read More

Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç e deri në arritjen e moshës për pension pleqërie kanë sot një mundësi të rëndësishme për të garantuar një të ardhme më të sigurt: sigurimet vullnetare. Ky mekanizëm i mundëson çdo individi që nuk është i përfshirë në skemën e sigurimit të detyrueshëm, të kontribuojë në mënyrë të pavarur për të siguruar të drejtën për pension, si dhe për të përmirësuar përfitimet e ardhshme. KATEGORITË PËRFITUESE Sigurimi vullnetar është një instrument që u jep mundësi qytetarëve të sigurojnë periudha të punës që nuk janë të mbuluara me sigurim të detyrueshëm. Ky sigurim…

Read More

Një vit pas miratimit të Udhëzimit nr. 759, datë 30.9.2024, mbi organizimin, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin profesional në institucionet e arsimit dhe formimit profesional (AFP), Ministria e Ekonomisë ka miratuar një paketë ndryshimesh dhe shtesash të reja. Udhëzimi nr. 4, datë 18.8.2025, i botuar në Fletoren Zyrtare, sjell standarde më të qarta në planifikimin e veprimtarisë, regjistrimet, frekuentimin dhe certifikimin e nxënësve, si dhe në përzgjedhjen e personelit drejtues. Struktura organizative, shtohen “ekipet lëndore” Në krahasim me rregulloren ekzistuese të vitit 2024, ku parashikoheshin vetëm departamentet mësimore dhe sektori i financës dhe administrimit, udhëzimi i ri shton ekipet…

Read More

Një qytet bregdetar për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar, por që po përjeton një rritje të madhe të kërkesës nga turistët britanikë, shkruan Cyann FIelding për tabloidin më të njohur britanik ”The Sun”. I vendosur në bregdetin e Adriatikut, Durrësi është një perlë pak e njohur, por që është shumë më e lirë se pushimet tuaja mesatare evropiane. Të dhënat e reja nga ”Love Holidays” sugjerojnë se qyteti është një destinacion në zhvillim, me rezervime që janë rritur me një shifër marramendëse prej 224% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, qyteti portual idilik mbetet më pak i mbushur me…

Read More