Author: gazetar_1
Nga ALTAX Të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar në korrik 2025 arritën 66,755 milionë lekë, duke tejkaluar planin mujor me 2,533 milionë lekë ose +3.9% dhe duke qenë 7,192 milionë lekë më të larta (+12.1%) se korriku 2024. Në këtë total, të ardhurat tatimore dhanë peshën kryesore me 64,587 milionë lekë, që është 2,982 milionë lekë mbi planin (+4.8%) dhe 7,293 milionë lekë mbi faktin e korrikut 2024 (+12.7%). Brenda tyre, tatimet dhe doganat kontribuan me 44,762 milionë lekë, duke realizuar planin me +4.1% dhe duke qenë +13.7% më lart se një vit më parë. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) arriti 21,215 milionë lekë. Ky nivel është 239 milionë lekë nën planin (-1.1%), por gjithsesi 1,679 milionë lekë më lart (+8.6%) krahas 2024. Tatimi mbi…
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë një panoramë të përbërjes demografike, kontinentale dhe arsyet e qëndrimit të të huajve në territorin shqiptar për vitin 2024. INSTAT bën me dije se në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21.940, duke shënuar një rritje prej 2,2 %, krahasuar me vitin 2023. Popullsia e huaj me leje qëndrimi në vend dominohet nga meshkujt, të cilët përbëjnë 61,9 %, ndërsa femrat përbëjnë 38,1 % të totalit. Grupmosha më e përfaqësuar ndër të huajt është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të…
Samsung Electronics do të prezantojë vizionin e tij për “AI Home: Të jetuarit e së ardhmes, tani” në Internationale Funkausstellung (IFA) 2025 në Berlin, Gjermani nga 5 deri më 9 shtator. AI Home i Samsung synon të jetë një realitet që njerëzit mund ta përjetojnë sot, jo vetëm në të ardhmen, por i dizajnuar për të gjithë dhe jo vetëm për disa të përzgjedhur. Në IFA 2025, Samsung do të theksojë disa risi të fuqizuara nga AI në përputhje me këtë vizion, duke përfshirë Televizorin Micro RGB me teknologjinë më të fundit të ekranit, pajisje të reja Bespoke AI për…
Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë periudhës janar – korrik 2025, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm në shumicën e segmenteve. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 15.47 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Një tjetër tregues pozitiv është edhe numri i kontratave të lidhura, që arriti në 929,459, ose 6.81% më shumë se një vit më parë. Tregu vijon të mbetet i dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë mbi 91% të volumit të përgjithshëm,…
Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron Putin paqe në Ukrainë? “Nuk shoh shenja se, Vladimir Putin dëshiron një paqe të drejtë”, u shpreh ekspertja e Rusisë Margarete Klein në një intervistë për DW. “Ai përpiqet për kapitullimin e Ukrainës”, thekson drejtuesja e grupit kërkimor për Rusinë dhe Euroazinë në Fondacionin Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP), i cili këshillon edhe qeverinë gjermane. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul kishte shprehur më parë pikëpamje të ngjashme në një intervistë tjetër për DW. Studiuesja e…
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore. “Aksioni do të zhvillohet si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët”, shkruan Rama. Aksioni i pastrimit “Male të pastra” angazhoi vitin e kaluar qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare. Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorrit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik,…
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me Departamentin e Administratës Publike dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA). Sipas APP-së, pjesëmarrja në këtë proces është e detyrueshme për personat përgjegjës për prokurimin dhe punonjësit e strukturave të dedikuara, në përputhje me standardet e reja të miratuara nga qeveria. Procedurat specifike janë përcaktuar në një udhëzim të përbashkët mes DAP, APP dhe ASPA të nënshkruar në dhjetor të vitit 2024. Ndër të tjera udhëzimi specifikon se kurrikulat e trajnimit do të zgjatin 40 orë,…
Të dhënat më të fundit mbi tregun e pagesave tregojnë një zgjerim të dukshëm të përdorimit të instrumenteve elektronike gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Tendenca e konsumatorëve dhe bizneseve shqiptare po lëviz qartë drejt kanaleve jo-cash, duke konsoliduar më tej orientimin drejt një ekonomie më moderne dhe transparente. Numri total i pagesave të kryera përmes sistemit bankar arriti në 27.9 milionë transaksione, duke shënuar një rritje vjetore prej 24%. Në terma vlere, pagesat jo-cash u rritën me 13%, duke kapur shifrën e 3.475 miliardë lekëve. Ky zhvillim pasqyron jo vetëm zgjerimin e përdorimit të teknologjisë, por edhe një…
Grupi BALFIN po konsolidohet gjithnjë e më tepër në tregun amerikan të pasurive të paluajtshme. Portofoli i Balfin Americas përmban një miks projektesh, me tipologji rezidenciale dhekomerciale. Drejtori Ekzekutiv i Balfin Americas dhe Zv. Presidenti për Amerikën e Veriut në Grupin BALFIN, Martin Mane, në një video të publikuar në fundmi në rrjetet sociale, ndan fillesat dhe vizionin për të ardhmen, ndërsa prezanton me detaje projektet e deritanishme. Në këtë video, Martin Mane pohon se Balfin Americas synon të zgjerojë aktivitetin në mënyrë të qëndrueshme, duke eksploruar tregje të reja dhe sektorë inovativë, veçanërisht ato që lidhen ngushtë me teknologjinë…
Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë për t’u kujdesur për të moshuarit. Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND…
