Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tregu i sigurimeve u rrit me rreth 9% në janar-korrik udhëhequr nga TPL dhe Kartoni Jeshil

23:20 - Gusht 24, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vijuar rritjen edhe gjatë periudhës janar – korrik 2025, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm në shumicën e segmenteve. Sipas të dhënave zyrtare të AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 15.47 miliardë lekë, duke u rritur me rreth 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Një tjetër tregues pozitiv është edhe numri i kontratave të lidhura, që arriti në 929,459, ose 6.81% më shumë se një vit më parë. Tregu vijon të mbetet i dominuar nga sigurimet e Jo-Jetës, të cilat përbëjnë mbi 91% të volumit të përgjithshëm, ndërsa sigurimet e jetës zunë vetëm 8.63%.

Rritja më e fortë u shënua tek sigurimet motorike të detyrueshme, të cilat sollën mbi 9.32 miliardë lekë prime, duke u zgjeruar me 13.13% krahasuar me një vit më parë. Në këtë kategori, MTPL e brendshme shënoi një rritje prej 13.49% në prime dhe 7.01% në kontrata. Nisur edhe nga fluksi i lartë i lëvizjeve të shqiptarëve jashtë vendit, Kartoni Jeshil u rrit me 13.32% në prime dhe 7.76% në kontrata. Ndërkohë, Sigurimi Kufitar mbeti pothuajse i pandryshuar, me një rritje modeste prej 1.29%.

Dëmet e paguara bruto në treg arritën në 4.8 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 0.90%. Më shumë se tre të katërtat e këtyre dëmeve i përkasin sigurimit motorik, i cili përbën edhe segmentin më të ekspozuar ndaj riskut.

Sigurimet vullnetare u zgjeruan me një ritëm më të moderuar, duke gjeneruar 6.15 miliardë lekë prime, ose 3.25% më shumë se një vit më parë. Pjesën më të madhe të këtij portofoli e zënë sigurimet e pronës dhe përgjegjësisë, ku produkti “Zjarri dhe Dëmtime të tjera në Pronë” përbën mbi 70% të totalit.

Ndërkohë, sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit shënuan një rënie prej 3.93%, duke reflektuar dobësim të kërkesës apo ndryshim të sjelljes së konsumatorëve.

Nga ana tjetër, tregu i sigurimeve të jetës po jep sinjale pozitive, pasi primet e shkruara bruto arritën në 1.34 miliardë lekë, me një rritje të fortë prej 13.18%, duke e bërë këtë segment ndër më dinamikët e periudhës.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri vazhdon të jetë i mbështetur fort tek produktet e detyrueshme, veçanërisht ato motorike, të cilat sigurojnë pjesën më të madhe të primeve, si edhe paguajnë pjesën më të madhe të dëmeve. Rritja e sigurimeve të jetës është një zhvillim pozitiv, që tregon një orientim gradual drejt diversifikimit të portofolit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
amf dëme prime sigurime tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

gazetar_109:44 - Korrik 27, 20260

Me nisjen e pushimeve verore, kompania “Baltic Travel” ka konstatuar se shumë familje dhe çifte…

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026

Kripto-asetet në Tatime, Nertila Bardhi: Rregullim i nevojshëm, por rrezik për kosto shtesë

06:00 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

06:03 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:01 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026

Shpenzimet për mbrojtjen në raport me PBB-në, Shqipëria e 18-ta në Evropë

06:01 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter