Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zyra e Komisionerit me drejtuesit e Bankave, Dervishi: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, sfidë dhe mundësi për sektorin bankar

15:02 - Shtator 3, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve bankare dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Ligji, i cili hyri në fuqi në shkurt të këtij viti, përputh kornizën ligjore shqiptare me standardet më të avancuara të Bashkimit Evropian, duke ofruar për qytetarët shqiptarë të njëjtin nivel mbrojtjeje si qytetarët e BE-së.

Në fjalën e tij, Komisioneri Dervishi theksoi se arsyeja e nisjes së dialogut sektorial me bankat lidhet me faktin se ato janë ndër kontrrolluesit dhe përpunuesit më të mëdhenj të të dhënave personale.

Ai solli në vëmendje disa problematika të konstatuara ndër vite, duke theksuar se mangësitë duhen vlerësuar si mundësi për të ndërmarrë përmirësime të mëtejshme.

Dervishi nënvizoi gjithashtu shqetësimin për kërkesat e herëpashershme të autoriteteve publike për të dhëna personale, të cilat jo rrallë herë dalin përtej fushës së tyre të veprimtarisë.

“Ne si Zyre e Komisionerit nuk duam që raportin me ju ta mbështetim në “frikën”e gjobave të larta, por në partneritet dhe një sjellje besimi reciprok”– tha Komisioneri.

“Ligji i ri është një sfidë, por edhe një mundësi. 

Sfidë, sepse kërkon më shumë përpjekje, investim dhe ndryshim në mënyrën e funksionimit të përditshëm. 

Mundësi, sepse lejon në ndërtimin e një marrëdhënie më transparente dhe më të qëndrueshme me subjektet e mbrojtjes se të dhënave personale, duke rritur besueshmërinë ndaj sektorit”.

Z. Dervishi garantoi se Zyra e tij do të mbetet e hapur për dialog dhe mbështetje, duke i ftuar bankat të shndërrohen në shembull pozitiv për kulturën e mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella, u shpreh se: “Shumë banka kanë ndërmarrë masa, kanë investuar në sisteme dhe trajnime, por ky është një proces i vazhdueshëm. Zbatimi i ligjit ka kosto, por natyrisht edhe sjell përfitime të rëndësishme”.

Në reagimet e tyre, drejtuesit e bankave shprehën vlerësim për dialogun e hapur dhe nënvizuan angazhimin e tyre për konsolidimin e bashkëpunimit.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankave besnik dervishi bledar shella drejtuesit Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale takim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter