Author: gazetar_1

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) shpall hapjen e projektit “PUBLIK”, një iniciativë e veçantë që shndërron një hapësirë të konfiskuar nga krimi i organizuar në galeri arti, qendër komunitare dhe hapësirë edukimi artistik e teknologjik. Ky projekt, i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të veçantët në rajon, është në linjë me filozofinë dhe objektivat e AAPSK për të rikthyer në dobi të publikut pasuritë e krimit. Fokusi i projektit shkon përtej artdashësve. PUBLIK i kushtohet veçanërisht grupeve më vulnerabël të shoqërisë – fëmijëve të policëve të rënë në detyrë, grave…

Read More

Dy inspektorë të AKU-t dhe një biznesmen arrestohen në Berat për domatet me pesticide. Mësohet se indiciet erdhën nga shteti kroat ku u konstatuan 8 ton domate dhe më pas u asgjësuan. Gjithashtu u sekuestruan dhe u morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara ne subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara. Rezulton se inspektoret e AKU Berat shtetasit Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani pas njoftimit nga sistemi Rasff kanë kryer inspektim me datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe gjatë këtij inspektimi nuk kanë konstatuar sasinë e domateve të…

Read More

Në përfundim të paketës ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territoreve publike nga ndërtimet e paligjshme apo nga shkatërrimi, kryeministri Edi Rama thekson se kjo sipërmarrje qeveritare nuk do të ndalojë deri në pastrimin e vendit. Nisur nga zjarrvënësit, kryeministri siç është shprehur dhe herë të tjera, thekson se ata do të trajtohen përpara ligji si vrasës. “Kam bindjen që zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës. Zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet që trashëgimia e shumë brezave shkrimet brena 2-3 netësh e jetë njerëzish vihen në rrezik e bashkë me pyllin ikën e shtëpia. Kjo…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), në bashkëpunim me Wizz Air njoftuan sot nisjen e fluturimeve në katër destinacione të reja, me mbështetjen e shtimit të një avioni modern Airbus A321neo në verën e vitit 2026. Destinacionet e reja do të lidhin kryeqytetin shqiptar me katër qytete të reja evropiane. Wizz Air do të nis fluturimet e reja nga Tirana drejt Stockholm Arlanda (Suedi) me katër fluturime në javë (të hënave, të mërkurave, të premteve dhe të dielave), drejt Këlnit (Gjermani) me tre fluturime në javë (të martave, të enjteve dhe të shtunave), drejt Billund-it (Danimarkë) me dy fluturime në javë…

Read More

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar pranë Kolegjit Universitar të Biznesit, me rastin e shpërndarjes së certifikatave të trajnimit për programin e formimit dhe kualifikimit profesional të grupit të parë të Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Trajnimi i zhvilluar me kontributin e trajnerëve të certifikuar të Zyrës së Komisionerit kishte për qëllim njohjen dhe thellimin në tema si: roli dhe përgjegjësitë e Nëpunësve të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kriteret që duhet të përmbushë një Nëpunës, trajtimi i të drejtave të subjekteve të…

Read More

Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojë në Tiranë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. “Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë…

Read More

Kategoritë në nevojë, pensionistë kryefamiljarë, personat me status të veçantë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë një mundësi të re për të shlyer me lehtësi detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një skemë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që synon jo vetëm të lehtësojë barrën financiare të qytetarëve, por edhe të shëndoshë të ardhurat e tij institucionale si të vetmen mundësi për të akumuluar borxhet e vjetra. Nisma, e cila ka hyrë në fuqi që në muajin korrik, ofron mundësinë e pagesës së debive të akumuluara deri më 31…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka njoftuar që më 7 tetor nisin pagesat dhe transfertat në SEPA, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm për imazhin e vendit dhe jo vetëm. Sejko renditi edhe ndikimi pozitiv që do të ketë një hap i tillë. Ai u shpreh se ekonomia shqiptare ka njohur rritje, e cila pritet të vijojë edhe në afat të shkurtër dhe mesëm, që pritet të rrijë brenda kufirit 3.5-4 për qind. “Më 7 tetor sistemi bankar do të nisë transfertat dhe pagesat në SEPA. Hap i madh sepse na konsideron të integruar në BE…

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Paketën për Mbrojtjen e Territorit që pritet të miratohet në parlament sapo të konstitutohet Legjislatura e re. Rama theksoi në fjalën e tij gjatë prezantimit, se ofensiva e strukturave shtetërore ndaj ndërtimeve pa leje në vend, do vijojë gjatë gjithë mandatit të ri qeverisës. Më tej theksoi se paketa e re ofron garanci për projekte arkitektonike me standarde dhe ofron siguri ndaj mashtrimeve që u bëhen blerësve për objektet në ndërtim. Pjesë nga fjala e Ramës: Do jenë në tryezën e qeverisë së re si ndër vendimet e para. Dua t’ju bëj me dije se…

Read More

Shqipëria ka ngritur një kuadër të posaçëm ligjor për të tërhequr projekte madhore investimi, të cilat konsiderohen me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes statusit “Investim Strategjik”, projektet e mëdha përfitojnë lehtësira të shumta procedurale dhe mbështetje shtetërore, duke u ndarë në dy kategori: procedurë e asistuar dhe procedurë e veçantë. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, ka përgatitur një material të veçantë për investimet strategjike, ku shpjegon procedurat dhe kriteret, si edhe fushat përkatëse ku mund të kryhen investimet për të përfituar statusin. Cilat sektorë përfitojnë? Ligji përcakton se statusi i investimit strategjik mund të…

Read More