Në përfundim të paketës ligjore për mbrojtjen e pronës dhe territoreve publike nga ndërtimet e paligjshme apo nga shkatërrimi, kryeministri Edi Rama thekson se kjo sipërmarrje qeveritare nuk do të ndalojë deri në pastrimin e vendit.
Nisur nga zjarrvënësit, kryeministri siç është shprehur dhe herë të tjera, thekson se ata do të trajtohen përpara ligji si vrasës.
“Kam bindjen që zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës. Zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet që trashëgimia e shumë brezave shkrimet brena 2-3 netësh e jetë njerëzish vihen në rrezik e bashkë me pyllin ikën e shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”, tha Rama.
Ndër të tjera, i pari i qeverisë komentoi të gjithë projektin e prezantuar nisur nga projekti për karriget e lokaleve dhe kontributi me një pemë për çdo metër katrorë që do të zënë në hapësirën publike, e deri tek ndërtime e ligjshme që rrugës kthehen në abuzive.
Me qëllim bllokimin në total të ndërtimeve pa leje apo shtesave të paligjshme në projekte, Rama tha se dhe të gjithë arkitektët që bien dakord për të ndërhyrë në planin e miratuar dhe nuk njoftojnë autoritetet përkatëse, do të përballen me ligjin.
“Një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli pra të mbrojtur, 5 deri ne 10 vite burgim. Ndërtimin e paligjshëm një ditë e prish, ndërsa rigjenerimi i pyjeve do vite e vite për tu bërë.
Kam bindjen që zjarrvënësit do të trajtohen si vrasës. Zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet që trashëgimia e shumë brezave shkrimet brena 2-3 netësh e jetë njerëzish vihen në rrezik e bashkë me pyllin ikën e shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim.
Vetë fenomeni e di që ka shumë njerëz që shpresojmë që kjo do t jetë makthi i një nate vere, por nuk do te jetë kështu. Kjo do të vazhdojë pa u ndalur sepse nuk ka Shqipëri në 2029 në BE me ndërtime pa leje që arrijnë deri në pikën që bllokojnë banorët për të hyrë e për të dalë.
Nga ana tjetër, ne jemi të qartë për faktin që jemi një vend mesdhetar, turistik pa diskutim duhet të kemi tavolina dhe karrige dhe jashtë. Por të gjitha me sistem dhe rregullore të përgjithshme, dhe për cdo karrige që do të vendoset jashtë, do të kontribuohet me një pemë.
Për paligjshmërinë e ndërtimit të paligjshëm, një tjetër fenomen që do ta ndalim njëherë e mirë. Ka një përmirësim të ndjeshëm, por nuk ka intereson kjo. Ne do të bëjmë të gjitha këto ndryshime duke i ngarkuar me përgjegjësi të gjithë njerëzit që jenë hallkat e zinxhirit të ndërtimit, nga arkitekti tek supervizori dhe inspektori. Kur projekti i miratuar shpërfytyrohet duke u kthyer nga një ndërtim me leje në ndërtim abuzim, të gjithë janë fajtorë. Për këtë arsye ndërtuesit që do të zihen në këtë faj, do të hyjnë në listën e zezë nuk do të marrin më asnjë leje dhe sdo të bëjnë asnjë ndërtim për një numër vitesh të caktuar.
Nuk mund të shohim sesi disa ndërtues mashtrojnë qytetarët që natyrisht mund t’ju themi që një sistem si ky, marrëdhëniet kontraktuale janë mes palëve dhe qeveria nuk mund të ndërhyjë, ne nuk kemi cfarë të bëjmë, por kjo nuk është zgjidhja sepse në fund qytetarët kanë paguar dhe rrinë jashtë. Faktikisht nuk marrin dot shtëpinë më, se arrihet deri në absurdin që një apartament shitet dy herë. Përvec listës së zezë do të jetë imediat konfiskimi i objektit dhe do ja vendosim në dispozicion atyre që kanë paguar për ta blerë.
Është e rëndësishme që të bllokohet zinxhiri se ndërtuesit nuk operojnë në vetmi, operojnë në bashkëpunim me arkitektët që pranojnë deformimet dhe nuk njoftojnë autoritetin përkatës shtetëror. Ky mosnjoftim do të konsiderohet vepër penale, pjesëmarrës në një vepër penale. Natyrisht arkitekti do humbasë gjithcka”, tha Edi Rama.
Ai paralajmëroi se për apartamentet që shitet dy herë, ndërtuesit jo vetëm do të përfshihen në listën e zezë, por do t’u konfiskohet ndërtimi që më pas do të vijojë të zhvillohet nga shteti.
“Fenomen tjetër është ndërtimi i paligjshëm do të ngarkojmë me përgjegjësi të gjithë nga arkitektet deri te supervizorët, pasi kur projekti transformohet të gjithë janë fajtorë përfshirë ndërtuesit, që të gjithë do të përfshihen në listën e zezë.
Shiten apartamente deri 2 herë dhe masa për abuzuesit do të jetë shumë e rëndë, përveç listës së zezë do të jetë imediat edhe konfiskimi. Ndërtimi do të ndërtohet nga shteti.
E rëndësishme është të bllokohet zinxhiri. Ndërtuesit nuk veprojnë të vetëm, por janë edhe arkitektët që pranojnë në heshtje ndryshimet dhe nuk njoftojnë autoritet. Nëse një arkitekt pranon deformimin e projektit dhe nuk bën denoncimin do të jetë vepër penale.
Kjo nuk është vetëm çështje pasoja të menjehershme, por në gjenerata. Nuk mund t’u lemë atyre godina të deformuara nga ata që numërojnë vetëm metrat katror.
Nuk do të lidhje me dritat apo ujin, nëse godina nuk merr certifikatën e përdorimit. Kjo nuk do të tolerohet më. Deri në marrjen e certifikatës nuk do të ketë as drita as ujë”, tha Rama.
