Author: gazetar_1
Formimi i kabinetit të ri qeveritar shënon fillimin e mandatit të katërt të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës në krye të qeverisë. Në pamje të parë, përbërja e “Rama 4” nuk sjell surpriza të mëdha, por përcjell një mesazh të qartë: stabilitet politik, kontroll i brendshëm dhe orientim strategjik drejt integrimit evropian. Një qeveri e stabilitetit Rama ka zgjedhur një përzierje figurash të konsoliduara në PS dhe emrash teknikë me eksperiencë profesionale. Kjo e bën kabinetin të lexohet si një qeveri garancie, më shumë sesa një eksperiment me fytyra të reja. Për një mazhorancë që hyn në vitin e…
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, më 11 shtator, qeverinë e re. Mes tyre ka emra që konfirmohen, por edhe emra të rinj. Belinda Balluku – zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019. Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim (2019), Balluku ka shpëryer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albcontrol. Ajo është diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School, si dhe me titull nderi nga IATA (International Air Transport Association) për…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama u shpreh se do të ulet numri i deputetëve në Parlament në më pak se 101 ligjvënës. “Elisa, Niko, Taulanti bashkë me Majlindën Adean kishin detyrën e hartimit të një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare, në funksion të procesit të integrimit. Kanë studiuar skemat dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit me strukturën e procesit të negociatave. Dua të mbroj disa mendime që janë diskutuar gjatë këtij procesi. Në më shumë se tre dekada nga zgjedhjet e para pluraliste, na duhet…
Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë publike kandidaturën e PS për Bashkinë e Tiranës. Zgjedhja e tij është Ogerta Manastirliu, një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme ministrore ndër vite, si në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit. Manastirliu do të përfaqësojë socialistët në garën për drejtimin e kryeqytetit, një nga betejat elektorale më të forta dhe më të rëndësishme politike në vend. Tirana është konsideruar gjithmonë si bastioni kryesor politik dhe elektoral, dhe çdo garë për këtë bashki ka patur ndikim të madh në skenën…
Rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme po shndërrohet në motorin kryesor të arkës së Bashkisë së Tiranës. Çdo metër katror i vlerësuar më lart në treg sjell automatikisht më shumë të ardhura për buxhetin vendor, duke i dhënë kryeqytetit një frymëmarrje financiare të re. Vetëm për periudhën 2026–2028, programi buxhetor afatmesëm parashikon një shtesë prej 20 për qind në të ardhura, krahasuar me vitin 2025, duke e bërë këtë periudhë një ndër më ambiciozet në drejtim të menaxhimit fiskal. Kjo rritje e pritshme nuk është vetëm rezultat i zhvillimeve urbane, por edhe i vendimit për të përditësuar…
Pas gati një dekade, për herë të parë që prej vitit 2016, Qeveria Shqiptare ka miratuar kostot e reja të ndërtimit të banesave, në përputhje me realitetin aktual të tregut. Vendimi është marrë mbi bazën e një propozimi nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, (MEKI) në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave. MEKI bën të ditur se, kjo është një masë strategjike që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët shqiptarë, sidomos ata që përfitojnë nga programet e strehimit social. Sipas këtij vendimi: kostoja mesatare e ndërtimit për vitin 2025 është vendosur në 56,491 lekë/m² për sipërfaqe shfrytëzimi, në nivel…
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha njoftoi sot dorëheqjen e tij nga posti, të cilin e mban që prej korrikut të vitit 2013. Në një letër publike, drejtuar Kryeministrit Edi Rama, por edhe qytetarëve të Vlorës, Dredha shpreh mirënjohjen për rrugëtimin e përbashkët ndaj angazhimit dhe punëve të realizuara për qytetin e Vlorës. “Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time”, tha Dredha. Në letër,…
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot ekonomia shqiptare po kalon një fazë transformimi nga modeli i bazuar tek puna dhe kapitali, drejt një ekonomie të dijes. Ndërkaq, sipas saj, anëtarësimi në sistemin SEPA do të ulë ndjeshëm kostot për bizneset dhe do të forcojë marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Europian. “Anëtarësimi në sistemin SEPA përbën një gur themeli në marrëdhëniet tregtare me vendet e Bashkimit Europian, pasi sjell një ulje të ndjeshme të kostove për bizneset”, deklaroi Ibrahimaj në fjalën e saj gjatë panelit me temën “Pozicionimi i Shqipërisë në rrjetin global të tregtisë”,…
Sot në orën 09:30, kryeministri Edi Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, ku do të shpallë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe prioritetet e mandatit të katërt, që do të zgjasë deri në vitin 2029. Pas Asamblesë, Rama do të zhvillojë edhe mbledhjen e parë me deputetët e rinj të zgjedhur më 11 maj. Kureshtja është e madhe për emrat e ministrave. Në rrjet kanë qarkulluar versione të ndryshme, por sot do të jetë kryeministri që do t’i japë fund thashethemeve dhe do të zbulojë ekipin e tij. Vetë Rama ka paralajmëruar një miksim…
Tregu i punës në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 paraqet lëvizje të ndryshme mes sektorëve, gjinive dhe grupmoshave. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, punësimi shënon rritje në shërbime, ndërsa bujqësia dhe industria vazhdojnë të bien, ndërkohë që papunësia mbetet pothuajse e pandryshuar krahasuar me një vit më parë. Zhvillimi i tregut të punës Pjesëmarrja në forcat e punës (15–64 vjeç) ka arritur në 76,2 % në T II 2025. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje, por është ulur me 0,5 p.p. në krahasim me tremujorin e…
