Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AMF mirëpret Konferencën Vjetore të IAIS, Drejtoresha Kaçi: Prezanton Shqipërinë si partner në fushën e mbikëqyrjes së sigurimeve

14:13 - Shtator 9, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Për herë të parë, Shqipëria do të mirëpresë ngjarjen më prestigjioze në fushën e sigurimeve në nivel botëror. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të organizojë në Tiranë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e cila do të zhvillohet nga 10 deri më 14 nëntor 2025, me aktivitetin kryesor më 13 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Mikpritja e Konferencës Vjetore të IAIS 2025 është një nder për mua dhe për Autoritetin. Kjo ngjarje nuk është vetëm një moment historik, por edhe një mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për prezantimin e Shqipërisë si partner në fushën e mbikëqyrjes së tregjeve të sigurimeve,” – u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, znj. Mimoza Kaçi.

Në Tiranë pritet të mbërrijnë rreth 500 përfaqësues të nivelit të lartë nga autoritetet rregullatore të sigurimeve, nga industria ndërkombëtare dhe nga organizata si Banka Botërore, FMN, OECD, Bashkimi Evropian dhe EIOPA. Paralelisht, gjatë tre ditëve të para do të zhvillohen mbledhjet e komiteteve teknike të IAIS, me pjesëmarrjen e mbi 230 drejtuesve të autoriteteve rregullatore nga më shumë se 150 vende.

Programi do të përfshijë edhe takime bilaterale mes institucioneve mbikëqyrëse dhe diskutime strategjike me drejtues të kompanive ndërkombëtare të sigurimeve, duke krijuar hapësira konkrete për partneritete të reja. Një nga kulmet e javës do të jetë Forumi i EIOPA-s, me temë: “Advancing Insurance Reforms on the Path to European Integration”, i cili do të trajtojë sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi evropian për vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.

Pas Tokios në vitin 2023 dhe Cape Town-it në vitin 2024, përzgjedhja e Tiranës për vitin 2025 shihet si një vlerësim i posaçëm për vendin dhe një sinjal i qartë për rëndësinë që po merr Shqipëria në hartën ndërkombëtare të sigurimeve.

Ky organizim mbërrin në një kohë kur tregu shqiptar i sigurimeve po kalon nëpër reforma të rëndësishme dhe përafrim me standardet evropiane, duke e kthyer konferencën jo vetëm në një moment simbolik, por edhe në një mundësi konkrete për të rritur besueshmërinë dhe vizibilitetin e tij në nivel ndërkombëtar.

Ekofin Media
Ekofin Media
amf Konferenca Vjetore e IAIS Mimoza Kaci Tiranë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

gazetar_215:08 - Korrik 24, 20260

Gjoba me vlerë 41.48 milionë lekë, 695 punëmarrës informalë të identifikuar dhe qindra masa pezullimi…

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:08 - Korrik 24, 2026

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

Inspektorati i Punës: 695 punonjës informalë dhe 41.5 milionë lekë gjoba

15:08 - Korrik 24, 2026

Nga 61 bashki në 41?

14:07 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter