Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Më shumë lehtësi në pagesat digjitale, OTP Bank Albania dhe Union Financiar Tiranë finalizojnë shërbimin Open Banking

16:54 - Shtator 2, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

OTP Bank Albania, në bashkëpunim me Union Financiar Tiranë (UFT), kanë finalizuar shërbimin e Open Banking, përmes aplikacionit UPay, në një tjetër hap të rëndësishëm sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të bankingut digjital. Projekti është përmbyllur me sukses brenda një periudhe të shkurtër, duke treguar përkushtimin dypalësh për të ofruar sa më shpejt dhe me cilësi shërbime në fushën e pagesave utilitare dhe më gjerë.

Open Banking tashmë përfaqëson një realitet në praktikat bankare, duke u mundësuar klientëve të aksesojnë dhe ndajnë në mënyrë të sigurt të dhënat e llogarisë së tyre, si dhe të bëjnë pagesa përmes ofruesve të palëve të treta. Ky model përbën një evoluim ndaj bankingut tradicional, ku vetëm banka dhe klienti kanë akses në të dhënat financiare, dhe në vend të kësaj i jep më shumë fuqi përdoruesve, që përfitojnë nga një larmishmëri më e madhe e shërbimeve financiare.

Lidhur me rëndësinë dhe mënyrën e zbatimit të këtij projekti dypalësh, znj. Zhaneta Pllaha, Drejtore e Divizionit të Operacioneve dhe Anëtare e Bordit të Menaxhimit në OTP Bank Albania i tha ekofin.al se gjithçka është realizuar për të sjellë më shumë përfitime për përdoruesit.

“OTP Bank Albania ka luajtur një rol kyç në integrimin e platformës Open Banking me platformën e shërbimeve të pagesave UPay, zhvilluar nga Union Financiar Tiranë, duke treguar sërish angazhimin tonë ndaj inovacionit, fuqizimit të klientëve dhe zbatimin e kërkesave rregullatore. Bashkëpunimi i ngushtë me kolegët e UFT, rezultoi në një integrim të suksesshëm të platformave tona, duke ruajtur standardet më të larta të sigurisë dhe privatësisë. Ky bashkëpunim na ka lejuar të zgjerojmë ekosistemin tonë digjital, duke u ofruar klientëve zgjidhje financiare të personalizuara, njohje në kohë reale të informacionit bankar dhe përvojë më të mirë në përdorimin e aplikacioneve. Përmes bashkëpunimit me UFT, kemi siguruar që procesi i integrimit të jetë efikas, në përputhje me standardet dhe i gatshëm për të ardhmen, duke e pozicionuar bankën si një lider në shfrytëzimin e platformave Open Banking, për të rritur vlerën si për klientët, ashtu edhe për partnerët tanë.”

Znj. Irida Huta, Menaxhere e Departamentit të Kanalave Digjitale, në Divizionin Retail të OTP Bank Albania vlerëson bashkëpunimin dhe kordinimin e ekipeve respektive digjitale për realizimin në një kohë të shpejtë të integrimit të sistemeve.

“Kemi realizuar me sukses transaksionet e para përmes Open Banking, në bashkëpunim me Union Financiar Tiranë, duke hapur një epokë të re të shërbimeve bankare digjitale për klientët individë. Ky zhvillim sjell përfitime të drejtpërdrejta për klientët e OTP Bank Albania, duke u mundësuar të kryejnë pagesa dhe transferta më shpejt, më thjesht dhe më sigurt përmes një platforme të vetme si UPay.

Falë infrastrukturës së avancuar të OTP Bank Albania, individët gëzojnë standardet më të larta të sigurisë në mbrojtjen e të dhënave dhe transaksioneve të tyre, duke pasur gjithmonë kontroll të plotë mbi financat personale. Kjo nënkupton më shumë komoditet, kursim kohe dhe një përvojë bankare të përshtatur me nevojat e përditshme të klientëve tanë. Me këtë arritje, OTP Bank Albania riafirmon rolin e saj si një aktor i rëndësishëm sa i përket implementimit të produkteve inovative dhe digjitalizimit të mëtejshëm të sektorit bankar shqiptar, duke sjellë gjithmonë produkte të reja, me qëllim krijimin e lehtësive dhe uljen e kostove për klientët tanë.”

Në vijim Z. Dalip Bali, Drejtor i Departamentit të Inovacionit në Union Financiar Tiranë shprehet për eksperiencën gjatë punës për integrimin e platformave:

“Në këtë fazë, Union Financiar Tiranë ka finalizuar implementimin e Open Banking me disa institucione bankare, duke testuar dhe përsosur platformën në praktikë.

Përfundimi i integrimeve me OTP Bank Albania është një tjetër sukses i arritur dhe një partneritet që i shton vlerë tregut financiar e shërbimeve që do të ofrohen në kuadër të Open Banking. Ndërveprimi i stafeve tona teknike me përkushtim e profesionalizëm bëri që implementimi të arrihej në një kohë të shkurtër duke tejkaluar vështirësitë e problematikat që u hasën gjatë procesit.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, tashmë të gjithë klientët e OTP Bank Albania do të mund të përfitojnë lehtësirat në menaxhimin e financave dhe mundësitë e pagesave që UPay ka zhvilluar në kuadër të Open Banking.“

Përtej përfitimeve për klientët dhe për bizneset, Bankingu i Hapur është një kontribut direkt në objektiva më madhore kombëtare, si formalizimi i ekonomisë dhe rritja e përfshirjes financiare. Ai vendos themelet për Financat e Hapura (Open Finance), që do të mundësojnë digjitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare.

Ndërsa Shqipëria përqafon këtë fazë të re, OTP Bank Albania, me mbështetjen e fortë dhe ekspertizën e OTP Group, mbetet e përkushtuar në nxitjen e inovacionit dhe krijimin e vlerës së shtuar për qytetarët, duke e bërë aksesin në shërbimet financiare më të lehtë, më efikas dhe më të orientuar drejt klientit.

Ekofin Media
Ekofin Media
Open Banking otp bank albania Pagesat digjitale shërbimin Union financiar tiranë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

BE kërkon që Facebook dhe Instagram të heqin funksionet që krijojnë varësi

10:09 - Korrik 12, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter