Author: gazetar_1

Oda Ekonomike e Kosovës ka përgatitur kërkesëpadinë për Gjykatën Supreme ndaj të paditurës Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE). Sipas OEK, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thekson se kjo odë, ka besim se drejtësia do të vendoset në të mirë të bizneseve, ekonomisë së vendit dhe duke marrë për bazë interesin publik të shtetit të Kosovës. Rafuna, thekson KosovaPress se do të përdorin të…

Read More

Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit dhe shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të cilat preken nga ndërtimet informale. Sipas ATP është mbyllur shqyrtimi i 161 kërkesave, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla, në masën 70% të vlerës totale të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave. Shuma totale e kompensimit që shpërndahet për këto raste arrin në rreth 137 milionë lekë. Referuar njoftimit të ATP, procesi është zhvilluar në…

Read More

Në realitetin e sotëm ekonomik, ku çdo ditë paraqet sfida të reja për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, stabiliteti është kapitali më i çmuar. Për këtë arsye, Sigma Vienna Insurance Group ka krijuar një paketë të dedikuar sigurimesh për SME – një zgjidhje inteligjente që mbron investimin, njerëzit dhe të ardhmen e biznesit. Siguri gjithëpërfshirëse me prim modest Me një prim të favorshëm dhe të përballueshëm, çdo SME ka mundësinë të sigurojë: ​•​Ambjentin ku ushtron aktivitetin dhe investimet e kryera në të. ​•​Personin që drejton biznesin, duke e mbrojtur nga pasojat e aksidenteve. ​•​Automjetet e biznesit përmes sigurimit KASKO…

Read More

Stadiumi i Vlorës do të ketë 10 kulla, mes të cilave edhe një përbindësh me 40 kate. Korporata e Investimeve Shqiptare ka ndryshuar thuajse tërësisht projektin e studios belge XDGA, që u shpall fituese në konkursin ndërkombëtare duke shtuar 6 kulla, nga 4 që kishte projekti fillestar. Projekti i ri me 10 kulla i stadiumit te Vlores Varianti fillestar i studios belge përmbante vetëm 4 kulla me lartësi 50 metër secila në kompleksin sportiv. Por varianti i ri, i ndryshuar parashikon 10 kulla mes të cilave dhe një më lartësi 40 kate, që do të quhet “Kulla Flamurtari”. Projekti fillestar…

Read More

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin mbi Gjeografinë e Sigurimeve 2024, i cili pasqyron shpërndarjen e primeve të shkruara bruto, primit për frymë dhe dëmeve të paguara sipas prefekturave. Të dhënat tregojnë një përqendrim të lartë të tregut në qendrat kryesore urbane, ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e mparshme, me Tiranën që vijon të mbajë peshën më të madhe në të gjithë treguesit kryesorë. Prefektura e Tiranës ka gjeneruar 62.09% të totalit të primeve të shkruara bruto gjatë vitit 2024, duke u renditur bindshëm e para në nivel kombëtar. Pas saj vijnë Durrësi me 7.18%, Korça me…

Read More

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur një nga proceset më të rëndësishme për sigurinë juridike të qytetarëve dhe zhvillimin e tregut të pronës në vend: regjistrimin fillestar të pronave në 106 zona kadastrale, të shpërndara në gjithë vendin. ASHK, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se faza e parë e punës ka filluar tashmë në Pocest dhe Maqellarë, në qarkun e Dibrës, ndërsa grupet e terrenit janë vendosur në disa bashki, përfshirë Malësinë e Madhe, Shkodrën, Mirditën, Vau të Dejës, Fushë-Arrëzin, Tropojën, Hasin, Bulqizën, Kukësin dhe Krujën. PROCEDURA Procesi konsiston në matjen dhe verifikimin e kufijve të…

Read More

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Sun”. Ksamili mbetet një nga atraksionet më të vlerësuara të Shqipërisë – i cili është quajtur “Maldivet e Evropës” falë ujërave të tij të kristalta dhe kasolleve të plazhit mbi ujë. Ai ndodhet rreth katër orë larg nga Tirana, dhe mënyra më e lehtë për të arritur atje është me makinë. Plazhi i Ksamilit, është një gadishull i vogël me rërë të bardhë dhe ujëra blu të ndritshëm, me ishuj të vegjël që mund t’i vizitoni…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, ku po punohet për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore. Balluku tha se “tashmë kemi hyrë në një fazë të avancuar të punimeve për ndërtimin e stacioneve, që e bën këtë projekt më afër realizimit të tij me kushte bashkëkohore dhe sipas standardeve më të mira”. Sipas saj, aktualisht po punohet në 8 kantiere për ndërtimin e Stacionit të ri të Trenit në Tiranë (që po ndërtohet në vendin ku ka qenë dikur ky stacion); stacioni në Kashar, në Vorë, Sukth, Shkozet…

Read More

ChatGPT-ja, softueri i inteligjencës artificiale po nxit episode paranojake te përdoruesit, disa prej të cilave kanë përfunduar në tragjedi, shkruajnë James Titcomb dhe Mathew Field për britaniken ”The Telegraph”. Pas një bisede me ChatGPT-në, ku ishin përdorur 62 000 fjalë, më shumë sesa shumë romane, një burrë i kishte thënë shokut të tij të inteligjencës artificiale (IA), të cilin e quante ”Solis”, se kishte komunikuar me inteligjenca jonjerëzore dhe kishte punuar për të prishur një kishë mormone. Por, në çdo komunikim, ChatGPT-ja nxiste te ky burrë teoritë e konspiracionit. ”Momentet tuaja paranormale mund të jenë valëzime nga e ardhmja juaj…

Read More

Bashkimi Evropian ka nisur zbatimin e Import Control System 2 (ICS2), një platformë moderne digjitale që synon të rrisë sigurinë në kufijtë e BE-së dhe të përmirësojë proceset doganore përpara mbërritjes së mallrave në territorin evropian. Nga 1 shtatori 2025, ICS2 bëhet sistem i detyrueshëm për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë me vendet e BE-së nëpërmjet transportit ajror, detar, rrugor dhe hekurudhor. Ministri i Financave Petrit Malaj thekson se ky sistem është një hap përpara për sigurinë dhe efikasitetin doganor, duke ftuar të gjithë eksportuesit dhe importuesit që veprojnë me tregun evropian të përgatiten në kohë për ndryshimet që…

Read More