Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Zelenski në Uashington “me përforcime”, do takohet me Trump me liderët evropianë

12:10 - Gusht 18, 2025 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Zelenski nuk do të takohet me presidentin Trump vetëm, por i shoqëruar nga disa partnerë evropianë. Para nisjes për në Uashington ata zhvilluan një takim koordinues.

Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte udhëtojnë sot (18.08.) për në Uashington së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.

Udhëtimi do të shërbejë “për të shkëmbyer informacione” me Trump pas takimit të tij me udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin në Alaskë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Stefan Kornelius. Temat e bisedimeve përfshijnë “garanci sigurie për Ukrainën, çështje territoriale dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”.

Partnerët evropianë duan edhe që të parandalojnë ndonjë përshkallëzim në takimin midis Trumpit dhe Zelenskit, sikurse ndodhi në muajin shkurt, kur ata të dy patën një debat në Zyrën Ovale para kamerave që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë.

Zelenski: Garancitë për sigurinë janë thelbësore

Garancitë për sigurinë sipas modelit të NATO-s janë thelbësore për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili të dielën zhvilloi në Bruksel konsultime me partnerët e tij evropianë. Garancia duhet të funksionojë sikurse parashikon neni 5 i traktatit të NATO-s. Sipas tij vendet anëtare mund të mbështesin vendet e tjera aletate në rast të një sulmi dhe sulmi ndaj një anëtari konsiderohet si sulm ndaj të gjithë vendeve anëtare të NATO-s.

Von der Leyen e nënvizoi këtë qëllim dhe theksoi se SHBA-ja është gjithashtu e gatshme ta bëjë këtë. “Ne e përshëndesim gatishmërinë e Presidentit Trump për të kontribuar për garanci sigurie për Ukrainën të ngjashme me Nenin 5”, tha politikania gjermane. “Koalicioni i të vullnetshmëve” dhe BE-ja, janë të gatshme të kontribuojnë.

SHBA: Rusia dakord me garancitë për sigurinë

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garanci të tilla sigurie. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë. Witkoff tha gjithashtu për Fox News se Rusia nuk duhet të cënojë asnjë kufi evropian.

Nga ana tjetër sipas disa mediave presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku – përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkon që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t’i kalojnë Rusisë./DW

Ekofin Media
Ekofin Media
Alexander Stubb donald Trump emmanuel macron evropiane friedrich merz Giorgia Meloni Keir Starmer Mark Rutte partnerët presidenti i shba Presidenti ukrainas Ursula von der Leyen zelensky
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ku janë shitur më shumë shtëpi në Evropë

12:13 - Korrik 19, 2026

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

gazetar_212:18 - Korrik 19, 20260

Përdoruesit e Facebook dhe Instagram po përballen me probleme në qasje në të dyja platformat…

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:18 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

Sistemi i ri kufitar i BE-së trefishon kohën e kontrollit të pasaportave, paralajmërohen udhëtarët

15:25 - Korrik 19, 2026

Shpella e Ciklopit në Himarë, mes filmit të Nolan dhe lavazhit të makinave

13:29 - Korrik 19, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter