Author: gazetar_1
Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1 të vdekur, rezultojnë që në shumicën e rasteve të jenë të qëllimshme. Policia e Shtetit zyrtarisht bën me dije që në harkun kohor të rreth 3 muajve, nga qershori deri më sot (14 gusht), janë identifikuar 137 autorë të zjarrvënieve. Nga këta, 46 janë arrestuar dhe 91 janë nën hetim në gjendje të lirë. Disa zjarrvënës janë identifikuar edhe nga monitorimi nga ajri përmes dronit, të cilët janë kapur në flagrancë duke ndezur zjarre. Ndërkohë, punonjësit e policisë janë të angazhuar…
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se, mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë. Situata më problematike është në vatrat në qarkun…
Nga Eduard Zaloshnja Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara mesatarisht nga çdo automjet. Nga të dhënat zyrtare rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar është rritur vetëm 30%… Mesatarisht një automjet aktiv më 2005 konsumoi rreth 1450 litra karburant në vit. Ndërsa sot sasia e karburantit të konsumuar mesatarisht nga një automjet aktiv është përtej përgjysmuar…
Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri ka shënuar një kthesë pozitive gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, pas disa periudhash me bilanc negativ. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, vendi regjistroi 48 lindje më shumë se vdekje, me një total prej 4.982 lindjesh dhe 4.934 vdekjesh. Megjithatë, ky përmirësim vjen në një sfond ku numri i lindjeve vijon të tkurret, duke rënë me 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vdekjet kanë shënuar një rënie më të moderuar, me 3,7%. Të dhënat tregojnë se vetëm katër qarqe të vendit kanë regjistruar shtesë natyrore pozitive, ndërsa…
Euro po vijon të zhvlerësohet ndërsa kemi hyrë në pikun e sezonit turistik. Zhvlerësimi i monedhës evropiane vijon ndërkohë që Banka e Shqipëria ka ndërmarrë një sërë ankandesh për tërheqje eurosh nga tregu. Ekofin.al raportoi më herët se deri në 4 gusht, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu 528 milionë euro. Nga këto, vetëm 173 milionë euro janë blerë përmes ankandeve të parashikuara, ndërsa mbi dyfishi i kësaj shume, rreth 355 milionë euro është tërhequr nga tregu përmes ankandeve jashtë rradhe. Këtë të martë, monedha evropiane zbriti në 97.16 lekë për herë të parë, duke qëndruar shumë pranë rënies…
Numri mesatar i viteve që europianët kalojnë në punë po rritet në të gjithë kontinentin, por diferencat mes vendeve mbeten të mëdha. Euronews Business analizon të dhënat për të shpjeguar pse. Jetëgjatësia ka qenë në rritje në BE gjatë dekadave të fundit, dhe bashkë me të edhe mosha e daljes në pension në shumë vende, duke bërë që njerëzit të kalojnë më shumë vite në punë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024, jeta e pritur e punës në BE ishte mesatarisht 37.2 vite, një rritje prej 2.4 vitesh ose 7% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 34.8 vite.…
Cheryl Orlov, 55 vjeçe, e adhuronte jetën e saj në Kaliforni, por ndiente një etje të pashuar për të zbuluar kultura, ushqime dhe njerëz të rinj. Në vitin 2023, ajo u zhvendos në Shqipëri, pasi e kishte zbuluar vendin përmes një podkasti udhëtimesh. Sot, ajo ndien se jeton më e qetë, paguan më pak për banesën dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur. Nga plazhet e Kalifornisë tek rrugicat e Tiranës Për 23 vite, Cheryl jetoi pranë Redondo Beach, vetëm dy milje larg bregdetit. Për 32 vite drejtoi një kompani mobiliesh që e kishte ngritur vetë dhe…
Të hënën në mëngjes hyri në fuqi një rregullore e re nga Ministria Greke e Financave, e cila ndalon plotësisht tarifat për tërheqjet e parave nga bankomatet e bankave greke. Deri më tani, çdo klient që tërhiqte para nga një bankomat i një banke që nuk ishte ofruesi i tyre, ngarkohej me një tarifë shtesë. Në të njëjtën kohë, u vendos një limit kombëtar prej 1.50 € për tërheqjet nga bankomatet e palëve të treta, siç janë ato makina të vendosura në zona të ndryshme turistike dhe që nuk i përkasin një banke të caktuar. Rregullorja e re ofron sa…
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e…
Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme ka arritur në nivelet më të ulëta historike. Konkretisht, niveli i kredive me probleme zbriti në 4.01% nga 4.12% që ishte në muajin maj, shifër e cila përbën nivelin më të ulët të kredive të këqija në bankat tregtare që prej vitit 2008. Kjo tregon se shëndeti i bankave është përmirësuar, pra është rritur cilësia e portofolit të kredisë, për shkak edhe të rritjes që ka pasur kredia në tërësi. Sipas të…
