Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kreditë me probleme në sektorin bankar iu kthyen rënies në qershor

13:48 - Gusht 11, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme ka arritur në nivelet më të ulëta historike.

Konkretisht, niveli i kredive me probleme zbriti në 4.01% nga 4.12% që ishte në muajin maj, shifër e cila përbën nivelin më të ulët të kredive të këqija në bankat tregtare që prej vitit 2008. Kjo tregon se shëndeti i bankave është përmirësuar, pra është rritur cilësia e portofolit të kredisë, për shkak edhe të rritjes që ka pasur kredia në tërësi.

Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, në muajin qershor, totali i kredisë në banka pësoi një rritje prej 12.1% duke kapur vlerën e 892.6 miliardë lekëve.

Por si ka lëvizur raporti i kredive me probleme që nga fillimi i vitit?

Viti 2025 nisi me një nivel prej  4.12% të kredive me probleme, nivel i cili vijoi të përmirësohej në muajt shkurt dhe mars me 4.06% dhe 4.02% përkatësisht. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme ndaj totalit të huave do të rritej sërish në prill dhe maj, duke arritur në nivele prej 4.03% dhe 4.12%.

Kreditë me probleme janë ato në të cilat këstet nuk paguhen në kohë nga kredimarrësi ose nuk paguhen në shumën e duhur. Rënia e kredive me probleme është tregues i rritjes së kredive të rregullta, të cilat nuk kanë asnjë problematikë në afatin dhe shumën e shlyerjes.

Një kredi bëhet me probleme kur ka dyshime se huamarrësi nuk ka gjasa ta shlyejë kredinë, ose nëse kanë kaluar më shumë se 90 ditë pa i paguar huamarrësit këstet e rënë dakord. Kjo mund të ndodhë kur një individ humbet punën dhe për këtë arsye nuk mund ta shlyejë hipotekën e tij siç është rënë dakord, ose kur një kompani përjeton vështirësi financiare.

Kjo sjell gjithmonë kosto për bankën, kështu që ato duhet ta mbajnë nivelin e kredive të këqija në minimum. /Scan.tv

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë kreditë me probleme qershor shifrat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter