Author: gazetar_1
Rrush i thatë përmban një sasi të madhe të lëndëve ushqyese, dhe studime të shumta kanë treguar se konsumimi i një sasie më të vogël të rrushit të thatë sjell përfitime të shumta në trup. Sidoqoftë, nuk rekomandohet për të gjithë. Mirëpo, ka disa arsye pse duhet të konsumoni rrush të thatë. Ndoshta gjëja më e shëndetshme në lidhje me rrushin e thatë, është se ai ndihmon për largimin e problemit të kapsllëkut. Kjo ka të bëjë me faktin se vetëm 1/4 filxhan rrush i thatë, mund të mburret me rreth dy gramë fibra, që është rreth shtatë për qind…
ProCredit Bank Albania vijon të forcojë pozicionin e saj si një nga institucionet financiare më inovative në vend, duke përmbyllur me sukses një tjetër bashkëpunim strategjik në kuadër të zhvillimeve të Open Banking. Nëpërmjet një partneriteti të suksesshëm me Union Financiar Tiranë (UFT), ProCredit ka përfunduar me sukses implementimin e Open Banking, duke i hapur rrugë një përvoje më të avancuar dhe të lehtësuar për përdoruesit e shërbimeve financiare. Ky bashkëpunim u mundëson klientëve të kenë më shumë zgjedhje, fleksibilitet dhe akses më të shpejtë në menaxhimin e financave të tyre përmes platformave të licencuara. Përmes këtij bashkëpunimi, ProCredit hedh…
Arsimi parauniversitar po tkurret, duke reflektuar potencialisht trendet demografike (ulje të lindjeve dhe emigracion). Në anën tjetër, arsimi profesional ende zë një pjesë të vogël në shkollat e mesme të larta, me pjesëmarrje që qëndron rreth 19 %, pa shenja rritjeje të dukshme. Arsimi i lartë po njeh rritje, veçanërisht në institucionet publike – çka mund të lidhet me tarifat më të ulëta dhe aksesin më të gjerë. Programet e biznesit dhe ligjit mbeten më të preferuarat, ndonëse ka një diversifikim të moderuar drejt shkencave shëndetësore dhe teknike. Këto janë disa nga përfundimet e të dhënave të publikuara nga INSTAT…
Ministria e Brendshme ka publikuar një udhëzim, i cili saktëson të gjithë elementët e adresës së banimit, përfshirë edhe kodin unik dhe mënyrën sesi ai do të përdoret. Bazuar në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, elementet e adresës shkruhen në mënyrë të standardizuar, të renditur në këtë mënyrë: ndërtese, si dhe të hyrjeve dhe apartamenteve në brendësi të saj. Në vijim vendoset kodi unik i adresës si një nga elementet e adresës është një vlerë alfanumerike, gjithsej 19 karaktere. Nga këto, 8 karakteret e para të kodit unik të adresës, si ndarje më vete përbëjnë kodin unik të…
Tatimet njoftojnë se si rezultat i aksioneve të nisura në muajin korrik për formalizimin e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, është rritur me 60% faturimi në tregun agro-ushqimor të Tiranës. Vazhdon monitorimi dhe kontrollet për formalizimin e tregut ushqimor dhe rritjen e sigurisë ushqimore, informojnë tatimet. Administrata Tatimore dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë zhvilluar gjatë kësaj jave monitorime dhe kontrolle në të gjithë Shqipërinë. Nga analiza e tregut agro-ushqimor në Tiranë është konstatuar një rritje prej 60% e faturimit të deklaruar, bën me dije administrata tatimore. Tatimet njoftuan javën e kaluar përfundimin e aksionit të monitorimit në…
Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti mbi 150-vjeçare u shkrumbuan. Jozyrtarisht, dëmet llogariten në miliona euro. Nga politika po kërkohet zhdëmtim i plotë nga qeveria, por ekspertët e sigurimeve dhe të financave publike theksojnë se kjo qasje është e rrezikshme, jo e qëndrueshme dhe as përfundimtare për sektorët prioritarë. Zgjidhja e vetme, sipas modeleve tanimë të standardizuara në Perëndim, që të jetë e qëndrueshme, afatgjatë, është sigurimi. Në Shqipëri operojnë kompani si SIGAL INSURANCE GROUP, që ofrojnë: • Mbulim për çdo…
Në një përpjekje për të modernizuar dhe lehtësuar shërbimet për pensionistët, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka bërë të ditur se tashmë çdo pensionist mund të zgjedhë të marrë pensionin e tij përmes një llogarie bankare. Ky ndryshim i rëndësishëm u vjen në ndihmë mijëra të moshuarve që, për vite me radhë, janë detyruar të presin në radhë pranë sporteleve të postës për të tërhequr pensionin mujor. Tani, me një procedurë të thjeshtuar dhe transparente, ata mund ta marrin pensionin në mënyrë të rregullt, mujore, direkt në bankë, duke shmangur kontaktet e panevojshme, radhët dhe vonesat. Për të përfituar nga kjo…
Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse nivelet shpesh nuk kanë arritur të rriten me inflacionin. Që nga korriku 2025, paga minimale mujore para zbritjeve në BE varionte nga 551 € në Bullgari, në 2,704 € në Luksemburg, sipas Eurostat. Kur përfshihen vendet kandidate për në BE, Ukraina ka pagën minimale më të ulët, me vetëm 164 €. Pesë vende të BE-së – Italia, Danimarka, Suedia, Austria dhe Finlanda – nuk kanë fare një pagë minimale kombëtare. Edhe pse Luksemburgu renditet në krye…
Çmimet kanë shënuar rritje të mëtejshme në korrik. Referuar të dhënave të INSTAT, inflacioni i korrikut arriti në 2.5%, nga 2.4% që ishte në qershor. Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,17…
Për herë të parë, në tremujorin e dytë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim kaloi shifrën 1 milionë. Sipas të dhënave të DPSHTRR, shifra e mjeteve në total arriti në 1.002.629. Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj shifre, me 810,129 mjete të tilla, ose rreth 81%, ndërsa mjetet për transport të përzier dhe motorët zënë nga 5,9% secili. Bie në sy se megjithë përpjekjet për rinovimin e flotës, sërish mjetet e vjetra, me vjetërsi mbi 15-vjeçare janë më të pranishme në rrugët e Shqipërisë. Nga totali i autoveturave, 590,584 janë me vjetërsi mbi 15 vjeçare,…
