Author: gazetar_1

“Gazetar pa pagë, demokraci pa zë”, “Buxhet për RTK-në – jo heshtje për të vërtetën”, “Mos na e fikni zërin publik”, ishin vetëm disa nga mesazhet që u panë në protestën e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës para Qeverisë së Kosovës më 6 gusht. Më shumë se 700 punonjës të transmetuesit të vetëm publik në Kosovë kanë mbetur pa paga për muajin korrik, për shkak se RTK-së nuk i është alokuar pjesa e dytë e buxhetit për këtë vit. Buxheti vjetor i RTK-së kap vlerën e 8.9 milionë eurove. Kriza financiare në RTK është shkaktuar për…

Read More

Është ndarë nga jeta këtë të mëkurë Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë. Në një postim në rrjete sociale, miku i tij, Saimir Kadiu shkruan se farmaceutika shqiptare ka humbur një personalitet të madh të fushës, familja njeriun e saj më të dashur, dhe miqtë e kolegët një njeri fisnik, buzagaz dhe gjithmonë ndihmues. Postimi i plotë: Sot, në orët e para të mëngjesit, u shua Kolec Daja, një nga farmacistët më të shquar të Shqipërisë. Një ish-student i shkëlqyer i Fakultetit të Mjekësisë, shef i shërbimit farmaceutik në Pukë, më pas kryespecialist në Drejtorinë Farmaceutike…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dha sot miratimin paraprak për licencimin e degës së bankës së huaj “Türkiye Cumhuriyeti Ziraat BankasıA.Ş.”, që do të veprojë në vendin tonë me emrin “Dega e Banka Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albania”, e njohur shkurt si Banka Ziraat.  Kjo bankë, e themeluar në vitin 1863 dhe me një histori të gjatësi një prej institucioneve më të mëdha financiare në Turqi, paraqiti kërkesën për hapjen e degës në Shqipëri në dhjetor të vitit 2024. Me kapital shtetëror dhe nën pronësinë e Fondit Turk të Pasurisë, Ziraat Bank është një nga aktorët më të…

Read More

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar në 2.5% normën bazë të interesit në mbledhjen e sotme. Një muaj më parë, BSH e zbriti me 0.25% normën bazë. Guvernatori në fjalën e mbajtur në konferencën për mediat theksoi se treguesit kryesorë të sektorit bankar kanë vijuar përmirësimin, ashtu si edhe performanca e ekonominë së vendit. Fjala e plotë e Guvernatorit  Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë. Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat…

Read More

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar ndaj disa lajmeve të publikuara në rrjetet sociale që vënë në dyshim cilësinë e ujit të kompanisë Lajthiza. Dhoma e Tregtisë shoreh mbështetjen për anëtarin e saj dhe ndërkohë u kërkon autoriteteve të marrin masa për të ndëshkuar dhe ndalur përhapjen e informacioneve të rreme që dëmtojnë bizneset. Reagimi i plotë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë  DHTI-Tiranë, duke ndjekur me shqetësim publikimin lidhur me lajmin e rremë dhe të pabazuar ndaj kompanisë “Lajthiza “, shpreh mbështetjen e plotë ndaj këtij subjekti prodhues i cili, ndër vite, ka dëshmuar standard të…

Read More

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një rekord të ri bashkëpunimi me një nga platformat e mëdha online. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka njoftuar sot se është lidhur një urë bashkëpunimi me platformën X, për të mbikqyrur dhe ndjekur me prioritet çdo përmbajtje potenacialisht të dëmshme në gjuhën shqipe, që shpërndahet në këtë platformë. Ky bashkëpunim parashikon një kanal të dedikuar për AMA-n në Platformën X, nëpërmjet të cilit do të komunikohet për çdo përmbajtje të dëmshme ku shfaqet apo nxitet dhunë e çdo lloji, me gjuhë urrejtje, përmbajtje që shkelin të drejtat e fëmijëve dhe komuniteteve, liritë dhe…

Read More

Pas ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano, ende projekt në fazë tenderimi, synimi është që transporti i mallrave të bëhet përmes rrjetit hekurudhor shqiptar. Kjo linjë e re hekurudhore me gjatësi 7879 metra do të jetë vetëm në funksion të transportit të mallrave dhe do të jetë pjesë integrale e hekurudhës Durrës-Tiranë, thuhet në dokumentet e tenderit. Autoriteti Portual Durrës ka hapur një tender me vlerë 23,682,375 lekë për të hartuar projektin e detajuar teknik “Linja hekurudhore Porti Porto Romano – Sukth. Pas ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano, ende projekt në fazë tenderimi,…

Read More

Dhoma Amerikane e Tregtisë në vendin tonë (AmCham), nëpërmjet Komitetit të Turizmit dhe Mikpritjes ka ndjekur me interes zhvillimet në sektorin e turizmit dhe hartimin e strategjisë afatgjatë, si një dokument strategjik i domosdoshëm për zhvillimin e sektorit. Përmes një deklarate për mediet, ‘AmCham’ shprehet se ka qenë një kërkesë e hershme e saj zhvillimi dhe zbatimi i një vizioni strategjik, që i jep përparësi qëndrueshmërisë afatgjatë duke ndërmarrë masat e nevojshme me zhvillimin e një kuadri të ri rregullator dhe përcaktimin e qartë të metodave të menaxhimit të destinacioneve. “AmCham këmbëngul në mendimin e vet se vetëm përmes kësaj…

Read More

Projekti UNIVALENS hap rrugën për diploma të përbashkëta në fushën e arteve të performuara Në një hark kohor prej 18 muajsh, 1 shkurt 2024 – 31 korrik 2025, Universiteti i Arteve të Tiranës, mori pjesë në një nismë rajonale ndërkufitare për “Tejkalimin e kufizimeve në njohjen dhe ekuivalentimin e Programeve të Arsimit të Lartë Ndërkufitar” me akronimin UNIVALENS, mbështetur nga Programi Interreg IPA CBC – South Adriatic duke përfshirë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi. Projekti UNIVALENS u strukturua me qëllimin: a. për të identifikuar dhe kapërcyer pengesat proceduriale (administrative dhe ligjore) për të zbatuar Programe të përbashkëta të Arsimit…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi qeverinë në lidhje me mbështetjen për bujqësinë, duke theksuar se politika aktuale e TVSH-së po i penalizon fermerët shqiptarë. Sipas saj importuesit e mëdhenj po blejnë jashtë vendit, duke lënë pas dore produktet vendase. “Duke pasur një diferencë të TVSH në hyrje dhe në dalje pra të fermerit të vogël dhe të importuesit të madh e gjithë kjo diferencë TVSH-je kthehet në një supertaksë për fermerin. Pra diferenca 0%, 10%, 20% konsiderohet si një taksë dhe të gjithë importuesit e mëdhenj preferojnë më mirë që të marrin jashtë, sesa të blejnë nga fermeri…

Read More