Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Dëmet nga zjarret, procedurat që do të ndiqen për vlerësimin dhe kompensimin financiar

09:18 - Gusht 16, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ndau këtë të premte detaje mbi procedurat që do të ndiqen për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga zjarret që përfshinë vendin javët e fundit.

Sipas kreut të qeverisë, procesi do të zhvillohet në çdo bashki të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke nisur nga evidentimi i dëmeve nga grupet e posaçme të ngritura me urdhër të kryetarëve të bashkive. “Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet sipas një procedure të veçantë. Kujt i humbi shtëpia do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt i humbën krerët do t’ia rifinancojmë një më një,” u shpreh Rama.

Procedurat hap pas hapi

Evidentimi i dëmeve

  • Ngrihen grupet e konstatimit për inventarizimin e dëmeve.
  • Inventarizimi përfshin banesat, infrastrukturën, bizneset, kulturat bujqësore, mjetet mekanike dhe objektet social-kulturore.
  • Ngrihen gjithashtu grupet e vlerësimit sipas natyrës së dëmeve.

Vlerësimi i dëmeve

  • Grupet e vlerësimit inspektojnë në terren dhe plotësojnë formularët me kostot financiare.
  • Bashkitë përgatisin listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës.
  • Në rast humbjeje jete, kërkohet vërtetimi mjeko-ligjor.
  • Vlerësimi i dëmeve kryhet sipas kategorive:
    • Banesa, objekte sociale, biznese dhe struktura bujqësore.
    • Kultura bujqësore, mjete mekanike dhe gjë e gjallë – sipas çmimeve të tregut.
    • Orendi dhe pajisje elektroshtëpiake – sipas çmimeve mesatare aktuale.
    • Makineri dhe mallra biznesi – mbi bazën e dokumentacionit pranë organeve tatimore.

Kompensimi financiar

  • Pas vlerësimit, bashkitë përcaktojnë koston e kompensimit.
  • Pagesat kryhen përmes fondeve të bashkisë së prekur, nga fondi për mbrojtjen civile.
  • Në mungesë fondesh, kompensimi planifikohet në buxhetin e vitit pasardhës.
  • Nëse vlera e kompensimit tejkalon 8% të buxhetit bashkiak, kërkesa i dërgohet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Qeveria thekson se qëllimi i këtyre procedurave është që çdo familje dhe subjekt i dëmtuar të marrë mbështetjen e duhur financiare, duke garantuar se asnjë prej tyre nuk do të mbetet pa ndihmë.

Ekofin Media
Ekofin Media
dëmet edi rama kompensimi kryeministri vlerësimi zjarret
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter