Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, kanë shpenzuar mbi një miliard dollarë për të blerë Sazanin, një ishull të virgjër shqiptar. Mediat italiane kanë nisur të raportojnë këtë fakt orët e fundit, ndërsa thonë se sfidë mbetet pastrimi nga minat. “Ishulli, një ish-bazë ushtarake, është një zonë e mbrojtur dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. Që nga viti 2015, ai ka qenë i hapur për vizitorët, duke ruajtur ende një pjesë si zonë ushtarake.
Më parë, ishte një zonë e izoluar e përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe gjatë regjimit komunist ishte një bazë ushtarake e plotë, me mbetje bunkerësh dhe tunelesh. Çifti e kishte pasur prej kohësh Sazanin në sy, por negociatat me kompaninë Affinity u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve.

Të paktën derisa u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh dhe u publikua lajmi. Sfida e vërtetë do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera”, shkruan media e përditshme italiane.
Ideja është që toka të transformohet në një vendpushim luksoz, dhe megjithëse shqiptarët e kanë quajtur tashmë “Ishulli Trump”, kritikat kanë ardhur shpejt nga grupet mjedisore dhe anëtarët e komunitetit shkencor, të shqetësuar për pasojat e projektit.
Në një podcast, Presidenti Trump e ka komentuar pozitivisht për iniciativën: “Do të jetë e jashtëzakonshme”. Megjithatë, mediat e huaja rapotojnë se sfida e vërtetë për çiftin do të jetë pastrimi i zonës nga minat e pashpërthyera dhe bërja e saj e sigurt për vizitorët e ardhshëm./Il Messaggero“.

