Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, aktualisht një nga njerëzit e tij më të afërt, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipër.
Grenell ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit, i veshur me një bluzë nga fushata e presidentit Trump “Make America Great Again”.
Ai ka shkruar “Shqipëria me Amerikanë”, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA. Kjo nuk është hera e parë që Grenell vjen për pushime në Shqipëri.
Ndërkohë Grenell është takuar edhe me gazetarin Blendi Fevziu gjatë vizitës së tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatori dhe autori i Opinion, përmes një video në rrjetet sociale.
Grenell, i njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit, vazhdon të jetë një figurë që ndjek nga afër zhvillimet në këtë pjesë të Europës, edhe përtej rolit të tij diplomatik.
View this post on Instagram
