Administrata Tatimore ka shtuar kontrollet ndaj subjekteve në shkelje të ligjit, ndërsa njofton se nisur nga një denoncim qytetar, ka arritur të godasë një rast evazioni.
Siç njoftojnë tatimet, bëhet fjalë për 585,000 euro të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, që janë zbuluar nga përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.
Siç duket nga pamjer, subjekti është bar-restorant, në një zonë në afërsi të fakultetit ekonomik në Tiranë. Tatimet informojnë se u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.
Tatimet apelojnë për denoncimin e rasteve të tilla, duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin.
585,000 EURO të padeklaruara, gjatë më shumë se një viti, janë zbuluar nga Administrata Tatimore, përmes një kontrolli të specializuar nga Hetimi Tatimor, në një subjekt tatimpagues në Tiranë.
Hetimi u vu në lëvizje falë një denoncimi qytetar, i cili çoi në zbardhjen e një skeme evazioni fiskal.
Falënderojmë qytetarët që i janë bashkuar përpjekjes sonë të vazhdueshme për të vendosur ligjshmëri fiskale.
Posted by Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve on Monday, August 4, 2025
