Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka e Shqipërisë njofton se Apple Pay tani është i disponueshëm edhe në Shqipëri

16:44 - Korrik 31, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë njofton se tashmë “Apple Pay” është më në fund i disponueshëm edhe në Shqipëri. Përdoruesit e pajisjeve Apple kanë mundësinë të kryejnë pagesa të sigurta dhe të shpejta përmes telefonit të tyre, falë lançimit të shërbimit Apple Pay në vendin tonë. Kjo risi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt dixhitalizimit të përvojës së pagesave për një kategori të gjerë konsumatorësh. thekson Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë që përdoruesit e Google Pay kanë tashmë eksperiencë me këtë formë pagese, përfshirja e Apple Pay e plotëson spektrin e shërbimeve të avancuara të pagesave mobile në vend edhe për përdoruesit e iPhone.

Banka e Shqipërisë e përshëndet këtë zhvillim si një kontribut të rëndësishëm në: Modernizimin e infrastrukturës së pagesave, rritjen e aksesit të qytetarëve në shërbime më të sigurta dhe më të përshtatshme, zgjerimin e përfshirjes financiare nëpërmjet teknologjive digjitale.

Apple Pay ofron një përvojë të përmirësuar pagese dhe rrit nivelin e sigurisë në transaksione, duke i sjellë përfitime të drejtpërdrejta përdoruesve të ekosistemit Apple.

Banka e Shqipërisë mbështet sektorin bankar në angazhimin për të qenë pjesë e këtyre nismave dhe në ndërtimin e një sistemi financiar sa më efikas, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat për transformimin digjital të pagesave.

Dy ditë më parë, ProCredit Bank Shqipëri njoftoi se ishte banka e parë që sillte në Shqipëri Apple Pay, një mënyrë më e sigurt dhe e mbrojtur për të kryer pagesa, që u mundëson përdoruesve të shmangin dorëzimin e kartës tek persona të tjerë, prekjen e butonave fizikë apo shkëmbimin e cash-it – duke përdorur fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Apple Pay banka e shqipërisë procredit bank risia shqipëri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter