Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

ProCredit Bank Albania sjell për herë të parë në Shqipëri Apple Pay për klientët e saj

17:38 - Korrik 29, 2025 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

ProCredit Bank Shqipëri, në kuadër të 30-vjetorit të saj në tregun shqiptar, prezanton për klientët e saj Apple Pay – një mënyrë më e sigurt dhe e mbrojtur për të kryer pagesa, që u mundëson përdoruesve të shmangin dorëzimin e kartës tek persona të tjerë, prekjen e butonave fizikë apo shkëmbimin e cash-it – duke përdorur fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion.

Klientët mund të kryejnë pagesa pa kontakt, thjesht duke afruar pajisjen Apple pranë një terminali pagese. Çdo blerje me Apple Pay është e sigurt, pasi verifikohet përmes Face ID, Touch ID ose kodit të pajisjes, si dhe me një kod unik dinamik sigurie për çdo transaksion. Apple Pay pranohet gjerësisht në supermarkete, farmaci, taksi, restorante, kafene, dyqane të ndryshme dhe në shumë vende të tjera.

Gjithashtu, klientët mund të përdorin Apple Pay edhe në iPhone, iPad dhe Mac për të realizuar blerje më të shpejta dhe të lehta në aplikacione apo në internet përmes web-it në Safari, pa pasur nevojë të krijojnë llogari ose të shkruajnë në mënyrë të përsëritur të dhënat e dërgesës dhe të faturimit. Apple Pay lehtëson pagesat për porositë e ushqimit dhe të produkteve ushqimore, blerjet online, transportin, parkimin dhe shumë shërbime të tjera. Apple Pay mund të përdoret edhe për pagesa në aplikacione nga Apple Watch.

Siguria dhe privatësia janë thelbësore për Apple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay, numri real i kartës nuk ruhet në pajisje dhe as në serverët e Apple. Në vend të kësaj, i caktohet një Numër Unik Llogarie Pajisjeje (Device Account Number), i cili enkriptohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në komponentin “Secure Element” – një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i projektuar për të ruajtur të dhënat e pagesave në mënyrë të sigurt brenda pajisjes.

Apple Pay është i lehtë për t’u aktivizuar. Në iPhone, thjesht hapni aplikacionin Wallet, shtypni simbolin “+” dhe ndiqni hapat për të shtuar kartën tuaj të kreditit ose debitit të ProCredit Bank. Pasi karta të shtohet në iPhone, Apple Watch, iPad apo Mac, ajo mund të përdoret menjëherë për pagesa me Apple Pay. Klientët do të vazhdojnë të përfitojnë të gjitha shpërblimet dhe përfitimet që ofrojnë kartat e ProCredit Bank.

Ekofin Media
Ekofin Media
Apple Pay pagesat procredit bank Shërbimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ziraat Bank nis zyrtarisht aktivitetin në Shqipëri, inaugurohet dega e bankës shtetërore turke

15:38 - Korrik 22, 2026

Tregu i sigurimeve në 6-mujorin e parë 2026, dëmet e paguara u rritën mbi 5 herë më shumë se primet

14:39 - Korrik 22, 2026

Drafti për sistemin e pagesave në Kuvend, institucionet financiare do kenë akses në sistemet kombëtare të BSH

12:25 - Korrik 22, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Banka e Shqipërisë njofton se Apple Pay tani është i disponueshëm edhe në Shqipëri - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

gazetar_217:43 - Korrik 22, 20260

Periudha e kujdesit ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe personave të verbër do t’u…

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026

Qeveria ndryshon rregullat për privatizimet, ankandet dhe kompensimin e ish-pronarëve në pronën shtetërore

17:12 - Korrik 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:43 - Korrik 22, 2026

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:25 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:22 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

Koha e kujdesit do të njihet për pension, shteti paguan kontributet për ndihmësit personalë nga 1 tetori

17:43 - Korrik 22, 2026

Ndryshojnë procedurat për qiratë e pronave shtetërore dhe kontratat 1 euro

17:25 - Korrik 22, 2026

Kanabisi mjekësor, 7,500 dollarë tarifë vjetore për gjurmimin; pagesë edhe për çdo bimë dhe pako

17:22 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter