Në një botë ku gjithçka kalon përmes ekranit të telefonit nga mesazhet personale e deri te kartat e bankës, kalendarët e takimeve apo kujtimet tona të çmuara, siguria nuk është më luks, por nevojë themelore. Dhe ndërkohë që Inteligjenca Artificiale po bëhet pjesë e pandashme e përvojës sonë digjitale, Samsung po i përgjigjet kësaj epoke me një sërë përditësimesh dhe teknologjish të padukshme, por jetësore, që ju mbrojnë pa e vënë re.
Samsung e kupton se përdoruesit nuk kanë gjithmonë kohë të mendojnë për sigurinë. Ndaj ka krijuar një arkitekturë të re mbrojtjeje, e cila punon në prapaskenë, gjatë gjithë kohës. Një nga risitë më të rëndësishme është Knox Enhanced Encrypted Protection, ose thjesht KEEP, një teknologji që krijon “dhoma të sigurta” për çdo aplikacion, duke i ndarë të dhënat tuaja të ndjeshme nga pjesa tjetër e telefonit. Çdo aplikacion ka akses vetëm në atë çfarë i nevojitet, asgjë më shumë.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kohën e personalizimit të Inteligjencës Artificiale, ku telefoni mëson nga rutina juaj, nga zakonet, preferencat dhe komunikimi juaj ditor. Për t’ju ofruar sugjerime të zgjuara dhe përvoja të personalizuara, ai duhet të kuptojë mënyrën tuaj të jetesës. Por falë KEEP dhe Knox Vault, një sistem fizikisht i izoluar brenda telefonit, këto të dhëna qëndrojnë brenda pajisjes dhe nuk shpërndahen askund.
Për shembull, mendoni për momentin kur jeni duke përdorur një rrjet Wi-Fi publik në një aeroport apo kafene. Në sfond, funksioni Secure Wi-Fi me kriptim rezistent ndaj teknologjisë kuantike, krijon një tunel të sigurt mes telefonit tuaj dhe serverëve të Samsung. Kjo do të thotë që edhe nëse dikush përpiqet të përgjojë informacionin tuaj, nuk do të arrijë të lexojë asgjë. Dhe kjo ndodh automatikisht, pa pasur nevojë që ju të klikoni asgjë.
Nëse një rrezik i madh zbulohet në një prej pajisjeve tuaja Galaxy të lidhur, p.sh. një tablet, një orë apo një televizor, sistemi Knox Matrix reagon menjëherë duke bllokuar hyrjen në llogaritë dhe duke ndaluar përhapjen e rrezikut në të gjithë ekosistemin tuaj Samsung. Në të njëjtën kohë, ju njoftoheni përmes një sinjalizimi të thjeshtë dhe të kuptueshëm, që të merrni masat e nevojshme.
Këto zgjidhje nuk janë vetëm për ekspertët e teknologjisë. Janë për profesionistët që punojnë në lëvizje dhe përdorin telefonin si zyrën e tyre. Për prindërit që organizojnë ditën e ngarkuar mes mesazheve, fotove dhe planeve të darkës. Për të rinjtë që lundrojnë në rrjetet sociale apo përdorin AI për të organizuar më mirë mësimet.
Siguria që ofron Samsung sot është më shumë se një mburojë. Është një filozofi e ndërtuar në çdo shtresë të pajisjes nga komponentët fizikë, te programet që mësojnë nga ne dhe deri te opsionet që ju japin kontroll të plotë për të vendosur kur dhe si përdoret informacioni juaj.
Dhe nëse nuk keni ende një pajisje Samsung, por dëshironi të provoni këtë qasje të re ndaj sigurisë, mund të përjetoni gjithçka përmes Try Galaxy, një mënyrë e thjeshtë për të provuar ndjesinë e një telefoni Galaxy edhe nëse përdorni një pajisje tjetër.
