Author: gazetar_1

Qeveria hedh një tjetër hap në drejtim të sigurimit të kredisë me vlerë 30 milionë euro për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të financuar ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Belshit. Marrëveshja e kredisë mes palëve u dakordësua në parim vitin e kaluar, por ajo kërkonte edhe një garanci shtetërore, vendimi për të cilën u mor në mbledhjen e fundit të qeverisë. Ekofin.al mëson se marrëveshja e huasë e dakordësuar me BERZH ka një komision angazhimi prej 0.5% dhe normë interesi të ndryshueshme. Shuma minimale e tërheqjes do të jetë 3 milionë…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi kushtet e negociimit të shoqërisë shtetërore “KAYO”, sh.a., me shoqëri private për prodhimin dhe tregtimin e municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm. Sipas vendimit, “KAYO”, sh.a. do të negociojë me shoqëri private, me qëllim krijimin e një shoqërie aksionare të përbashkët, ku shoqëria shtetërore nuk do të pranojë një pjesëmarrje më të ulët se 20% të aksioneve në shoqërinë e përbashkët. Shoqëria “KAYO”, sh.a., do të kontribuojë në entitetin e ri tregtar, me pasuri të paluajtshme, në masën jo më pak se 20 000 m2, që do t’i jepen në përdorim shoqërisë së përbashkët,…

Read More

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e autoritetit të autorizuar që do të realizojë procesin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë së bimës së cannabis-it dhe nënprodukteve të saj të destinuara për qëllime mjekësore dhe industriale. Sipas vendimit ky funksion i besohet shoqërisë “ALBTrace Co”, sh.a, e cila aktualisht është e ngarkuar me prodhimin e pullave fiskale. Në vendim thuhet se, autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a. Në…

Read More

Vetëm pak muaj pas marrjes së licensës si Institucion i Parasë Elektronike (EMI) nga Banka Qendrore e Bullgarisë, grupi fintech iute vijon zgjerimin rajonal me një tjetër arritje të rëndësishme: Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut ka licensuar iute si Institucion i Parasë Elektronike edhe në këtë treg. Kjo licensë i hap rrugën iute të ofrojë zyrtarisht shërbime pagesash dhe portofol dixhital në Maqedoninë e Veriut, duke sjellë të njëjtën përvojë inovative dhe të integruar që po ndertohet në Shqipëri. Si pjesë e strategjisë për të ndërtuar një rrjet europian pagesash, iute po konsolidon pozicionin e saj si një nga…

Read More

Për të lehtësuar zbatimin e ligjit 7/2025, datë 30.1.2025, “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish[1]ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një rregullore të posaçme, e cila duhet të zbatohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Subjekte të kësaj rregulloreje, në zbatim të nenit 2, të ligjit nr. 7/2025, janë personat të cilëve iu lind e drejta për caktimin e një pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe kërkojnë të trajtohen edhe sipas neneve 3, 4 apo 5 të këtij ligji.…

Read More

Vendi po përballet me të nxehtin ekstrem, që arriti kulmin ditën e premte me temperatura maksimale që shkojnë deri në 40 gradë. Si pasojë e rritjes së temperaturave fëmijët , të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike janë të predispozuar të kenë disa efekte shëndetësore . Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për mbrojtjen nga moti i nxehtë dhe temperaturat e larta, ja cilat janë ato: 1.Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës. 2.Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C…

Read More

Vera sjell me vete nxehtësinë, diellin dhe humorin e mirë, por edhe nevojën për të pirë më shumë ujë. Ndërsa temperatura rritet, trupi humbet më shumë lëngje përmes djersës, sidomos nëse jeni aktiv ose kaloni shumë kohë jashtë. Hidratimi i duhur nuk është vetëm një zakon i mirë, por thelbësor për shëndetin. Ai mban temperaturën e trupit të qëndrueshme, parandalon dhimbjet e kokës dhe marramendjen, dhe ju ndihmon të shijoni pushimet në maksimum. Sa gota ujë duhet të pini në ditë? Ekspertët rekomandojnë rreth 8 gota ujë në ditë, por kjo sasi ndryshon në varësi të nevojave tuaja. Në verë,…

Read More

Nga një rrugëtim drejt rivierës së Jugut me Range Rover, te një kredhje në ujërat e kaltra me Mektrin Marine. Në një fundjavë që preku të gjitha shqisat, miqtë e Range Rover përjetuan një eksperiencë të kuruar me finesë nga Mektrin. Një udhëtim ku komoditeti, eleganca dhe mikpritja u ndërthurën mes tokës dhe detit. Ishte më shumë se një udhëtim; ishte një përjetim mes shijeve autoktone, aromave autentike, të kaltrës së Jugut dhe emocioneve të vërteta. Dita nisi në ambientet e showroom-it të Mektrin, ku u prezantuan modelet më të fundit të Range Rover, përpara se flota të nisej drejt…

Read More

Kur kancelari gjerman Friedrich Merz doli në sallën e Bundestagut së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një nga prioritetet e ardhshme kryesore të qeverisë: reforma e “Bürgergeld” (ndihmat për qytetarët). Ai theksoi edhe një frazë të njohur për punën që konservatorët shpesh e përdorin: Puna duhet të paguhet mirë. Merz dëshiron të sigurojë që qytetarët gjermanë të binden prapë se puna ia vlen dhe duhet të paguhet mirë. “Bürgergeld” është miratuar nga qeveria e kaluar dhe që atëherë është kritikuar shpesh nga CDU/CSU. Në vitin 2024, rreth 826,000 punonjës…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e dy linjave të reja direkte të operuara nga Transavia: Nantes–Tiranë dhe Bordeaux–Tiranë. Këto linja sezonale forcojnë më tej partneritetin mes TIA-s dhe Transavia-s dhe hapin mundësi të reja për turizmin, si në drejtim të Shqipërisë, ashtu edhe sa i përket tregut francez. Ceremonia e inaugurimit u zhvillua sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me mbërritjen e fluturimit të parë nga Nantes, i cili përfaqësoi simbolikisht nisjen e të dy destinacioneve. Ceremonia vijoi me prerjen simbolike të shiritit të inaugurimit, në prani të përfaqësuesve të TIA-s dhe Transavia-s. Fluturimet drejt të dy destinacioneve…

Read More