Author: gazetar_1
Raporti i kredive me probleme në sektorin bankar ka shënuar një rritje të lehtë për muajin maj. Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ky tregues është rritur në 4.12, krahasuar me 4.02 që ishtë në muajin paraardhës, duke u rikthyer në të njëjtin nivel që ishte në nisje të këtij viti. Në përgjithësi, raporti i kredive me probleme kundrejt totalit të kredive ka ardhur në rënie, duke prekur shifrat më të ulëta historike, ndikuar edhe nga performanca e mirë ekonomike. Ndikuar në uljen e kredive me probleme ka patur edhe rritja e fortë e kreditimit,…
Transformimi, zhvillimi, apo siç quhet “rijetëzimi” i stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, do të realizohet bazuar në projektin e studios belge “51N4E + Plan Comun”, që u shpall fituese në një konkurs të zhvilluar në vitin 2023. Në atë rast, Qeveria ngarkoi Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e idesë arkitekturore të studios për të transformuar stadiumin, por me shumë mundësi për mungesë fondesh projekti nuk mundi të zbatohej. Ekofin.al sjell gjithashtu maketet e projektit të studios belge, që tashmë do të duhet të implementohen nga ato subjekte private që do të shpallen fituese për zhvillimin e pronës. Tashmë, pas…
Në një kohë kur Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një destinacion atraktiv për jetesë, për sipërmarrje dhe për investime nga të huajt, nevoja për zgjidhje të besueshme sigurimi shëndetësor bëhet një element kyç i integrimit dhe mirëqenies së këtij komuniteti. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje reale, SIGMA Vienna Insurance Group, një nga aktorët më të besueshëm në tregun e sigurimeve, lançon produktin e dedikuar Expat Protect, e cila është një zgjidhje moderne, fleksibël dhe me standard europian sigurimi për shtetasit e huaj që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Një përgjigje konkrete për një nevojë në rritje Në…
Kompania “MGallery Collection” ka prezantuar hotelin e saj të parë në Shqipëri, “Green Coast Hotel”, një vendpushim luksoz bregdetar i vendosur përgjatë vijës bregdetare piktoreske të detit Joni, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Hoteli është i pozicionuar në mënyrë ideale pranë plazheve mahnitëse të Palasës, duke ofruar një arratisje të qetë ndërsa ndodhet i vendosur në mënyrë të përshtatshme vetëm një orë larg me makinë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, i planifikuar të hapet në mesin e vitit 2025. Destinacioni kryesor në Shqipëri Hoteli përfaqëson një standard të ri luksi dhe sofistikimi në industrinë e mikpritjes në Shqipëri. Me…
Është publikuar në Fletore Zyrtare një nga dokumentet më të rëndësishme buxhetore, Programi Buxhetor Afatmesëm, 2026-2028, që parashtron parashikimet sesi do të ndahet buxheti për tre vitet e ardhshme. Ndërkohë që parashikohet rritje progresive për institucionet kryesore, në veçanti për Ministrinë e Ekonomisë për politikat e pensioneve dhe atë të mbrojtjes për angazhimet në rritje për buxhetin e NATO-s, bie në sy reduktimi i buxhetit për SPAK. Pas rritjes së pësuar në vitet paraardhëse, në mbështetje të reformës në drejtësi, buxheti për institucionet e drejtësisë parashikohet në të njëjtat nivele, me përjashtim të SPAK që është në rënie nga 23…
Fermerët që do të ndërtojnë agroturizëm, mund të përfitojnë falas gjysmën e investimit nga shteti. Qeveria ka ndryshuar skemën e subvencioneve, që jepen nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural duke shtuar zëra të rinj, që financohen si agroturizmet, serat dhe rritja e kapaciteteve prodhuese. Sipas vendimit të qeverisë, investimet në agroturizëm do të financohen me një masë përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë 15 milionë lekë për subjekt. E njëjta skemë subvencioni do të përdoret edhe për investimet në akuakulturë, mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore…
Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy Z Fold7, pajisjen më të re që sjell bashkë më të mirën e dizajnit Galaxy, funksionalitetit të avancuar të kamerës dhe risive më të fundit në inteligjencën artificiale, në modelin më të hollë dhe më të lehtë të serisë Galaxy Z Fold deri më sot. Galaxy Z Fold7 ofron përformancën premium dhe përvojën e një ultra smartfoni, duke çliruar nivele të reja efikasiteti dhe produktiviteti me ekranin e tij të madh dhe gjithëpërfshirës kur hapet. I ndërtuar mbi sistemin e ri One UI 8, pajisja integrohet në mënyrë të natyrshme me agjentë inteligjentë, të përshtatur…
Një ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri, ajo e regjistrimit të tokave të ndara me ligjin 7501, ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka zbardhur planin teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë sektorin privat. Bëhet fjalë për një projekt të gjerë, që parashikon angazhimin e kompanive private të licencuara në 106 zona kadastrale të vendit. Këto subjekte do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga…
Tirana International Airport (TIA) vijon të zgjerojë rolin e tij si një nyjë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve, por edhe në forcimin e pozitës së Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. Sot, TIA mirëpriti fluturimin e parë të kompanisë ajrore “Jordan Aviation” nga Amani, duke shënuar hapjen e një linje të re ajrore mes Jordanisë dhe Shqipërisë. Kjo lidhje direkte krijon një urë të re udhëtimi për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të eksplorojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, ndërsa njëkohësisht i ofron turistëve jordanezë mundësinë për të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kontratën për riparimin e segmentit rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, që lidh zonën e veriut me jugun e vendit dhe Portin e Durrësit me kryeqytetin. Ky segment me gjatësi rreth 20 km, i ndërtuar në vitin 2001, shërben si një arterie kyçe në korridorin ekzistues veri–jug dhe është një nga rrugët më të ngarkuara në vend, ku trafiku i mjeteve të rënda zë një pjesë të konsiderueshme. Gjatë viteve, shtresat asfaltike të kësaj rruge janë dëmtuar nga përdorimi i vazhdueshëm dhe faktorë të ndryshëm, duke shkaktuar dëmtime serioze si rrjetëzime, gropa dhe dëmtime deri në nënshtresa…
