Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tokat me 7501, zbardhet plani i regjistrimit në Agjencinë e Kadastrës

16:13 - Korrik 9, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri, ajo e regjistrimit të tokave të ndara me ligjin 7501, ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka zbardhur planin teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë sektorin privat. Bëhet fjalë për një projekt të gjerë, që parashikon angazhimin e kompanive private të licencuara në 106 zona kadastrale të vendit. Këto subjekte do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga mbledhja e dokumentacionit deri te përgatitja e skicimeve teknike, përditësimi i hartave dhe verifikimi i të drejtave të pronësisë.

DOKUMENTI

Procesi do të zhvillohet përmes disa fazave të ndërlidhura. Në fillim, kompanitë e përzgjedhura do të dalin në terren për të identifikuar pronat, për të bashkëpunuar me përfituesit e tokës dhe për të përpunuar të gjithë informacionin përkatës në përputhje me të dhënat ekzistuese në arkivat e Kadastrës.

Ato do të kryejnë një skanim të hollësishëm të dokumenteve të pronësisë – kryesisht vendimet e komisioneve të ndarjes së tokës, skicat e mëparshme dhe çdo akt plotësues – për t’i krahasuar me realitetin fizik në terren. Më pas, për çdo zonë që do të përfundojë përpunimin teknik, do të hapet një periudhë shpalljeje publike.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët do të kenë mundësi të shqyrtojnë të dhënat e përgatitura, të bëjnë komente apo të paraqesin kundërshtime në rast se hasin parregullsi apo mospërputhje. Vetëm pasi të përmbyllet edhe kjo fazë, do të bëhet kalimi i të dhënave në regjistrin elektronik të pronësisë, duke siguruar regjistrimin zyrtar dhe ligjor të tokave përkatëse. Kjo do të lejojë qytetarët të kryejnë më pas çfarëdo transaksioni ligjor mbi pronën e tyre, si shitje, dhurim, trashëgimi apo përdorim si kolateral për kredi. Sipas të dhënave të bëra publike, regjistrimi fillestar është përmbyllur deri më tani në 2/ 784 nga 3/ 058 zonat kadastrale në vend.

Pjesa tjetër prej 274 zonash mbetet ende jashtë sistemit, ku përfshihen edhe shumë zona rurale me tokë të ndarë sipas ligjit 7501. Pikërisht për këtë arsye, për të përshpejtuar ritmet e përfundimit të regjistrimit, Kadastra ka hapur thirrjen për 106 zona që do të trajtohen nga subjekte private, përmes një forme kontraktimi të mbështetur nga buxheti i shtetit dhe asistencë nga donatorët ndërkombëtarë. Qëllimi është që deri në qershor të vitit 2026, të jenë të përfunduara 95% e zonave kadastrale, ndërsa përmbyllja e plotë në nivel kombëtar parashikohet të ndodhë brenda vitit 2028.

DIGJITALIZIMI

Përveç punës në terren, një komponent kyç i reformës mbetet digjitalizimi i dokumenteve historike dhe përditësimi i hartografisë kadastrale. Deri më tani është përfunduar skanimi i 69% të dokumenteve të pronësisë dhe i 51% të kartelave të pronave. Kjo nismë synon jo vetëm të shkurtojë kohën e procedurave, por edhe të rrisë transparencën dhe të shmangë konfliktet mbi pronësinë.

Kadastra e konsideron digjitalizimin një domosdoshmëri, jo vetëm për të modernizuar shërbimet, por edhe për të mbështetur zbatimin e një sistemi funksional pronësie, ku qytetari mund të ketë qasje të sigurt dhe të verifikuar në çdo të dhënë që i përket pasurisë së tij./Gazeta Panorama

Ekofin Media
Ekofin Media
7501 kadastra plani regjistrimi tokat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

gazetar_208:31 - Korrik 20, 20260

Pesë miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit nga procesi i rivlerësimit të pasurive…

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026

“Paralizohet” Meta, bie Instagram dhe Facebook

12:18 - Korrik 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:29 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter