Kategoria: tokat

Procedurat për shfrytëzimin e pronës publike po kthehen në një pengesë për investimet dhe aktivitetin ekonomik në Kosovë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ndërhyrje urgjente për zhbllokimin e procedurave dhe përshpejtimin e ndryshimeve në ligjin për Pronën Publike.

Krimi në Shqipëri investon në blerjen e tokave dhe të apartamenteve ndërsa llogaritë bankare i depoziton përmes lidhjeve të afërta. Ky konkluzion del nga raporti vjetor i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ku gjatë përshkrimit të aseteve të bllokuara rezulton se aktualisht janë nën mbikëqyrjen e shteti si pasuri nën

Një ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri, ajo e regjistrimit të tokave të ndara me ligjin 7501, ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka zbardhur planin teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar

Këshilli i Ministrave përcaktoi sot disa rregulla të hollësishme për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e zjarreve në tokat bujqësore. Sipas këtij vendimi, djegia e masës bimore, pjesëve të tyre dhe mbetjeve bimore kryhet në periudhën, nga 30 nëntori deri në 1 prill, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, të ndryshuar.